BallinaAktualitetRama përfundon në spital pas 16 marsit

Rama përfundon në spital pas 16 marsit

Ish-deputeti i PD, Kelvis Balliu ka denoncuar ne rrjetin e tij social FB, faktin qe Edi Rama ka perfunduar ne spital pas protestes se opozites madheshtore dhe me masiven e mbajtur ndonjehere ne Shqiperi, ajo e dites se djeshme me 16 mars. Zoti Balliu duke i uruar kryeminisrit shërim të shpejtë, i kërkon që të japë dorëheqjen për të mirën e tij pasi gjendja e renduar reflekton gjendjen politike dhe skandalet e Rilindjes.

Reagimi i Klevis Balliut ne FB

Mësova nga disa burime se Kryeministri Rama është shtruar në një spital privat, pasi ka pësuar një parainfarkt.

Gjendja e tij shëndetësore reflekton qartazi gjendjen e rënduar politike. Skandalet si vjedhja e Unazës, kanabizimi i vendit, droga, implikimet e qeverisë me krimin, dosja 339 apo 184 dhe patjeter revolta qytetare janë arsyet e gjendjes së tij.

Duke i uruar shërim të shpejtë, i kërkoj që të japë dorëheqjen për të mirën e tij.
Pasi politikisht tani dihet që gjendja është e papërballushme por qartazi edhe fizikisht nuk e përballon dot.

Ndaj i kërkoj Kryeministrit ti hapi rrugën qytetarëve me zgjidhje politike, që Shqipëria të kthehet në normalitetin politik dhe ekonomik te saj.
Më shpejt se sa vonë Edvin, mendo për vete dhe qytetarët.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular