Pas këtyre zhvillimeve te fundit kur policia perdori dhune ndaj qytetareve, të rinj të Forumit Rinor të PD-së dhë Lëvizjes Rinore për Integrim, kanë dalë sot në një protestë kundër Edi Ramës. Me maska në kokë dhe të kapur dorë për dore ata kanë protestuar në bulevardin ‘Dëshmorët e Kombit’ dhe më pas janë stacionuar përballë Ministrisë së Brendshme, si institucioni përgjegjës për hedhjen e gazit ndaj qytetarëve.