BallinaAktualitetProtesta/Raportimi i ZDF gjermane: Votat në Shqipëri u blenë, zemërimi qytetar po...

Protesta/Raportimi i ZDF gjermane: Votat në Shqipëri u blenë, zemërimi qytetar po rritet!

Për protestën masive të opozitës dje, ka raportuar dhe media gjermane ZDF. Ndër të tjera, në kronikën e realizuar nga protesta, gazetarja shprehet se votat në Shqipëri janë blerë ndërsa zemërimi i qytetarëve është rritur nga protesta në protestë.

Ndërsa Lulzim Basha shprehet për ZDF: “Kryeministri Rama kontrollon qeverinë, parlamentin, drejtësinë dhe median. Ështe një autokrat i korruptuar. Nën sundimin e tij, Shqipëria është kthyer në eksportuesin më të madh të drogës”.

Sipas gazetares gjermane, “skandali i fundit tregon mesa duket anëtarët e qeverisjes duke blerë vota për të manipuluar zgjedhjet”, ndërsa shton më tej se demonstruesit kërkojnë largimin e qeverisë.

Protestuesja Zylyha Bitri thotë se i ka dy djemtë të papunë, të ardhurat nuk mjaftojnë për të jetuar. “Gjatë viteve të fundit janë rritur taksat, çmimi i naftës është dyfishuar, Çmimi i dritave është rritur”, thotë Zyliha Bitri, pronare e një kafeneje.

Ndërsa më tej citon kryeministrin Edi Rama, i cili nga salla e parlamentit qe shprehur se nuk do të ketë zgjedhje të tjera. “Mandati nuk është llotari”, thotë ai.

“Edhe sot protestat përfunduan me përplasje. Shqipëria është thellësisht e ndarë”, thekson gazetarja.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular