BallinaKryesore“Vendimi i sotëm në vazhdën e Gjykatës së Lartë”/PD, Sefa: Respektojmë gjykatën,...

“Vendimi i sotëm në vazhdën e Gjykatës së Lartë”/PD, Sefa: Respektojmë gjykatën, presim të qetë vendimin e Apelit

Sekretari i për Çështjet Ligjore në Partinë Demokratike, Indrit Sefa, ka dhënë një deklaratë në lidhje Vendimin e Gjykatës së Shkallës së Parë që vendosi që të mos pranojë kërkesën e Gazment Bardhit për ta çregjistruar Lulzim Bashën si kryetar i PD-së.
Sefa është shprehur se vendimi i marrë sot nga Gjykata e Rrethit Tiranë, ështe vendim në frymën e vendimit të Gjyktës së Lartë. 

DEKLARAT E SEKRETARIT PËR ÇËSHTJET LIGJORE NË PD, INDRIT SEFA, PARA GJYKATËS SË TIRANËS

Lidhur me vendimarrjen që ka marrë organet legjitime të Partisë Demokratike.

Përcaktimet ligjore janë të qarta, vendimmarrja e Gjykatës së Lartë është e qartë. Dhe vendimi i marrë sot nga Gjykata e Rrethit Tiranë, ështe vendim në frymën e vendimit të Gjyktës së Lartë. Pra, ky vendim ma përcaktuar që asnjë organ tjetër përveç kryetarit të partisë nuk është legjitim për t’iu drejtuar gjykatës me kërkesa për ndryshime statutore.

Vendimi i Gjykatës së Lartë është i qartë dhe gjykata sot vendosi në lidhje me këto përcaktime ligjore. Siç u kam thënë edhe herë të tjera, ne nuk bëjmë deklarata dhe nuk mbajmë qëndrime në lidhje me vendimet e gjykatave.

I respektojmë vendimet e gjykatave dhe jemi të qetë në lidhje me çdo vendimmarrje të marrë nga gjykata. Siç e kemi shprehur herë për herë ne do të respektojmë çdo vendimmarrje të gjykatës dhe ftojmë të gjitha palët e tjera që të respektojnë vendimmarrjet e gjykatës.

Siç ua kemi thënë edhe herë të tejara, ne jemi të bindur që edhe gjykata e apelit do të marri vendimin të bazuar në ligj dhe në dispozitat ligjore.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular