BallinaSportInteri fiton derbin dramatik me Milanin, 5 gola në ‘San Siro’

Interi fiton derbin dramatik me Milanin, 5 gola në ‘San Siro’

Milani dhe Interi luajtën në “San Siro” derbin e Madoninës. Skuadra e Spallettit mori një fitore dramatike me rezultatin 3-2, duke i kaluar kuqezinjtë në renditjen e Serie A, për të shtuar shanset për një vend në Champions League. Pjesa e parë u mbyll me avantazhin 1-0 të zikaltërve, me golin e Vecino në minutën e tretë. Pjesa e dytë ishte e ë ishte e “çmendur”, ku u shënuan 4 gola. Në të 52’ pas një goditje këndi, De Vrij me kokë shënon golin e dytë për Interin. Mirëpo kuqezinjtë nuk dorëzohen. Bakayoko në minutën e 57-të shënon golin e parë për Milanin, duke shkurtuar diferencën, 2-1.

Pas këtij momenti realizohen edhe dy gola të tjerë. Interi me penallti e çon në 3-1 rezultatin (shënon Lautaro Martinez), por kuqezinjtë sërish shkurtojnë diferencën në 3-2 me Musakion.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular