BallinaKryesoreLulzim Basha-Ramës: S'ka procedim që i ndal qytetarët dhe PD-në që Shqipëria...

Lulzim Basha-Ramës: S’ka procedim që i ndal qytetarët dhe PD-në që Shqipëria të bëhet si Europa (video)

Kreu i PD-së Lulzim Basha ka reaguar pas arrestimeve dhe procedimeve që ka bërë policia në lidhje me protestën e djeshme të qytetarëve.

Basha shkruan se nuk ka procedim që ndal PD-në dhe qytetarët për të përmbushur misionin që Shqipëria të bëhet si e gjithë Europa.

Reagimi i plotë i kreut të PD-së, Lulzim Basha:

Asnjë procedim penal nuk e ndal Partinë Demokratike dhe qytetarët për të përmbushur misionin tonë për Shqipërinë si gjithë Europa.

Përdorimi i militantëve dhe ushtarëve të krimit në Polici për të goditur qytetarët dhe kundërshtarin politik është tipari më i qartë i këtij regjimi kriminal: Edi Rama ka ardhur në pushtet me ndihmën e bandave dhe ka zgjedhur të jetë me bandat kundër popullit.

Të gjithë bandat, ajo në qeveri dhe ato në rrugë do të dalin para drejtësisë!

Unë dhe Partia Demokratike jemi të vendosur të mbrojmë me çdo mjet të drejtën për të protestuar, të drejtë që e fituam pas 46 vitesh të diktaturës më të përgjakshme në Europë!

Numërimi mbrapsht për Edi Ramën dhe bandën në pushtet ka nisur! #shqiperiasieuropa

Numërimi mbrapsht për Edi Ramën dhe bandën në pushtet ka nisur! #shqiperiasieuropa

 

 

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular