BallinaKryesoreMajko për median maqedonase “Almakos”: Si dilet nga kriza, por jo me...

Majko për median maqedonase “Almakos”: Si dilet nga kriza, por jo me rrugën që po ndjek Rama!

spot_img
spot_img

Në një intervistë të dhënë për median maqedonase “Almakos”, ministri i qeverisë Rama beson, se nëse nuk do të ketë një marrëveshje, atëherë do të jenë ndërkombëtarët që do t’u imponohen palëve për një zgjidhje përfundimtare. Por ndryshe nga deklaratat e kryeminstrit Edi Rama dhe lidershipit të Rilndjes, se pavarësisht nga kriza e rëndë politike, ata do të ecin përpara me këtë parlament të rënë dhe me zgjedhje edhe pa opozitën, Pandeli Majko ka një këndvështrim krejtësisht tjetër.

Për dy herë ish-kryeministrin e vendit, vendimi i opozitës për djegien e mandateve dhe për t’u larguar nga Parlamenti ka qenë shumë radikal, ndaj edhe kërkon që situata të zgjidhet përmes një ndërmjetësimi dypalësh.

“Padyshim që opozita ka zgjedhur një mënyrë shumë radikale për të krijuar ngjarje që të tërheqin vëmendjen e plotë mbi të. Sa do ia dalë, kjo është një pikëpyetje që rëndon më shumë mbi të se sa mbi maxhorancën. A do të kemi ndërmjetësim? Unë mendoj se po. Do të kemi ndërmjetësim. E mira do të ishte që kjo histori të mbyllej midis palëve. Por tani mendoj se kemi ardhur në një pikë që gjërat po vështirësohen, nuk po lehtësohen. Shqetësimi im është, se do të vijnë ndërkombëtarët dhe do na thonë: Do bëni kështu dhe kaq”, deklaron Majko.

Gjithashtu në këtë intervistë ai ka folur edhe për shumëpërfoljen në media se emri i tij është sugjeruar edhe nga eksponentë të lartë të opozitës si një kandidaturë konsensuale për Kryeministër, apo edhe si për të ndërmjetësues mes palëve. Majko mohon se do të bëjë ndërmjetësuesin mes palëve, pasi, sipas tij, edhe pozicioni që ka si përfaqësues i qeverisë e bën të jetë në konfliikt interesi. Gjithashtu ai thotë, se me shumë përfaqësues të opozitës ka mjaft marrëdhënie të mira, por gjithsesi kjo nuk e nxit atë të marrë rolin e ndërmjetësuesit. “Jo, jo, nuk do pranoj të jem unë ndërmjetësues mes palëve. Unë kam konflikt interesi sepse jam anëtar i qeverisë. A kam unë marrëdhënie miqësore me kolegët e mi të opozitës? Po, është e vërtetë që kam marrëdhënie mjaft të mira me ta. Unë karrierën politike e kam filluar jo në Partinë Socialiste direkt, por në Lëvizjen Studentore, duke qenë një nga drejtuesit e saj. Më pas, qëndrova i majtë, nisur edhe nga arsye familjare”, thotë Majko në këtë intervistë për median maqedonase.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular