BallinaKryesoreShuhet ikona e këngës popullore shkodrane

Shuhet ikona e këngës popullore shkodrane

spot_img
spot_img

Ndahet nga jeta bilbili i këngës popullore shkodrane, Artisti i merituar Shyqyri Alushi.

Ai ndodhej prej ditësh në spital në gjendje të rëndë. Pak ditë më parë familjarët e tij i bënë apel Ministrisë së Shëndetësisë dhe shtetit për më shumë vëmendje.

Kush është Shyqyri Alushi:

Lindi në Shkodër me 10 Maj 1934.

Këngëtar i shquar i ahengut dhe këngës popullore qytetare shkodrane në gjysmën e dytë të shek. XX.

Prej babait të tij Alushit, trashëgon pasionin për muzikën popullore. Alushi ishte këngëtar dhe muziktar popullor në fyell dhe zumare. Realisht Shyqyriu bëhet këngëtar nëpër ambjentet muzikore të shtëpive dhe lagjeve të Shkodrës duke dëgjuar drejtpërsëdrejti ose nga pllakat e gramafonit mjeshtra të ahengut si Shuk Prifti, Sadik Spahija, Marku i Kranjanes, Sait Hoxha, Hasan Prezën etj.

Në moshën 10 vjeçare këndon me shokët dhe lagjes dhe më 1956 këndon këngët e para popullore në koncertin me rastin e inagurimit të kinema ‘Republikës’ në Shkodër. Për një kohë të gjatë këndon si këngëtar nëpër dasma në Shkodër dhe në të gjithë fshatrat e NënShkodrës, më lulishte, lokale të ndryshme si dhe në shtëpinë e oficerave.

Në lulishten ‘1 Maji’, Shyqyriu shoqërohej nga orkestra popullore e Adil Ujkashit. Në vitin 1974-1986 këndon si këngëtar profesionist pranë Estradës së Shkodrës deri sa doli në pension. Ka marrë pjesë në të gjitha festivalet dhe koncertet e organizuara në Shkodër si dhe në të gjitha përfaqësimet e folklorit muzikor shkodran në festivalet folklorike kombëtare dhe në Kosovë.

Ka marrë pjesë gjithashtu edhe në shumë turne ndërkombëtare si në Rumani, Portugali, Turqi, Francë, Gjermani, Mali i Zi etj. Shyqyri Alushi mbahet si këngëtari i fundit i ahengut shkodran. Më 1984 i jepet titulli ‘Artist i Merituar’, në vitin 1996 në festivalin e këngës popullore qytetare i jepet ‘Çmimi i Karjerës’.

Me rastin e 65 vjetorit të lindjes, Bashkia e Shkodrës i jep titullin ‘Krenaria e Qytetit’. Gjatë gjithë jetës së tij artistike ka marrë edhe shumë çmime dhe dekorata të tjera. Në Shkodër të gjithë i thërrasin ‘mjeshtri i ahengut shkodran’.

Ndër këngët e arta të repertorit të tij përmendim: ‘Thotë lulja për lulen’, ‘Kur natyra kenka veshur’, ‘Nëpër fusha në kodrina’, ‘Pranvera filloi me ardhë’, ‘T’parën herë kur jena pa’, ‘Eni more shokë’. Regjistrimet e tij muzikore janë kryesisht pranë Radio-Tiranës dhe Radio-Shkodrës.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular