BallinaAktualitetGent Strazimiri: Llesh, brenda 72 orëve 2 vrasje në zemër të Tiranës!...

Gent Strazimiri: Llesh, brenda 72 orëve 2 vrasje në zemër të Tiranës! Policia në drejtim të paditur…

Ish-deputeti i PD, Gent Strazimiri ka reaguar pas vrasjes së 26 vjeçarit Jurgen Kurti në rrugën “Zef Jubani” në Tiranën e Re. Strazimiri ka akuzuar ministrin e Brendshëm Sandër Lleshi për vrasjet e fundit në vend.

“Llesh, brenda 72 orëve 2 vrasje mu në zemër të Tiranës, policia në drejtim të paditur njësoj si vrasësit”, shkruan Strazimiri.

Deklarata e plotë e Strazimirit

Llesh,
Brenda 72 orëve 2 vrasje mu në zemër të Tiranës! Policia në drejtim të paditur…njësoj si vrasësit…
Po ti mos e vrit mendjen! Ti shih të kesh mjaftueshëm gaz helmues për gratë, pleqtë e fëmijët që do dalin në protestë të enjten në orën 09.30 para parlamentit “339”… pa siguria s’është detyra jote.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular