BallinaAktualitet"Karshillëk i hapur ndaj Greqisë!"/ Andi Bushati: Rama bën shumë mirë që...

“Karshillëk i hapur ndaj Greqisë!”/ Andi Bushati: Rama bën shumë mirë që shkon në Greqi gjatë fushatës

Analisti Andi Bushati e vlerësoi me nota pozitive takimin e pritshëm të Edi Ramës me emigrantët shqiptarë në Athinë më 12 maj. Bushati u shpreh në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN TV se ky takim është  karshillëk i hapur ndaj Greqisë, në kohën që grekët janë në fushatë. Bushati tha se ka informacione që Rama ka mobilizuar të gjithë deputetët, duke thënë se dua pjesëmarrje madhështore në Greqi, si tregim muskujsh në situatën që ka mes Tiranës dhe Athinës.

“Është karshillëk i hapur ndaj Greqisë, në kohën që grekët janë në fushatë. Pavarësisht pse po e bën, e bën shumë mirë. Në Ballkan nuk duhet të ketë tabu, që grekët të bëjnë fushatë këtu dhe ne të bëjmë atje.

Shqipëria është vend i hapur, e njëjta gjë, pavarësisht se nga grekët do të shihet si provokim. Ai do të ketë mesazh edhe për fushatën elektorale greke.

Ka emigrantë, njerëz me të cilët duhet të komunikojë.

Nga informacionet që kemi te Lapsi, Rama ka mobilizuar të gjithë deputetët, duke thënë se dua pjesëmarrje madhështore në Greqi. Është tregim muskujsh në situatën që ka mes Tiranës dhe Athinës”-tha Bushati.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular