BallinaKulture“Kamza lexon”, panairi i të gjithëve! Liridon Mulaj zbulon risitë e edicionit...

“Kamza lexon”, panairi i të gjithëve! Liridon Mulaj zbulon risitë e edicionit të tretë: Kryebashkiaku Suli na jep mbështetjen e pakursyer

Liridon, përshëndetje! Këtë vit për të tretin vit radhazi në Kamëz organizohet Panairi i Librit “Kamza lexon” në datat 10 dhe 11 maj. A mund të ndani me ne disa nga titujt e librave që do të shfaqen në panairin e librit të këtij viti?

 -E vërtetë , ky është edicioni i tretë i panairit “Kamza lexon 3” ku në një farë mënyre vendos dhe vazhdimësinë e një tradite të cilën e kemi synuar që në fillimi pra që në edicionin e parë. Titujt janë të shumtë duke qënë se pjesmarrëse në panair janë shtëpitë më të mëdha botuese të cilat kanë vënë standardin në fushën e botimit në Shqipëri. Që nga titujt e autorëve të huaj, libra për fëmijë, ato studimor dhe deri tek autorët më të mirë shqiptar. 

 –Si përgjegjës i realizimit të këtij panairi, si ndiheni për traditën e krijuar gjatë 3 viteve të fundit dhe çfarë mendoni se e dallon këtë panair nga të tjerët?

 -Së pari ky është një panair i një standarti shumë të lartë dhe me organizim korrekt. Rregullat janë të përcaktuara për secilën shtëpi botuese e cila ofron për promovim autorët më të mirë shqiptarë kryesisht me titujt më të ri. Panairi hapet me një ceremoni zyrtare dhe me një tryezë bisede ku marrin pjesë studiues, pedagogë, shkrimtarë dhe shumë aktorë të tjerë të letërsisë shqipe ku secili është në vendin e vet dhe ofron përvojën e tij në fushën përkatësë në të mirë të lexuesit por dhe krijimit të traditës dhe arkivës se panairit. Për më tepër duhen pyetur aktorët pjesëmarrës të cilët në dy edicionet e para janë ndarë shumë të kënaqur. E dyta është pjesmarrja. I gjithë qyteti i gëzohet një panairi të tillë dhe mobilizohet në mënyrë që vizitorët të jenë sa më të shumtë. Dhe sigurisht ai i cili jep mbështetjen e pakursyer për mbarëvajtjen e panairit, Kryetari i Bashkisë Kamëz, Z. Rakip Suli. Ai u jep ideve të mija jetë. 

Çfarë ju frymëzoi për të krijuar këtë panair libri dhe si mendoni se ka evoluar që nga fillimi i tij?

-Dëshira për t’i dhënë një qyteti plot jetë dhe të rinj një aktivitet serioz ku në thelb të ishte libri dhe letërsia, pra arti elitar. Si fillim gjithçka nisi me themelimin e klubit të librit të Pallatit të Kulturës “ Artan Çuku” Kamëz dhe më pas u bënë sondazhe në të gjitha shkollat mbi kërkesën dhe dëshirën për një panair të tillë i cili do të kishte përmasa mbarëkombëtare. Sigurisht dhe një staf i përkushtuar i Bashkisë Kamëz dhe i Pallatit të Kulturës pa të cilët nuk do të ishte i mundur. 

 –A mund të na tregoni për disa nga elementët novatorë që do të prezantojë panairi i librit këtë vit dhe si besoni se do të përmirësojnë përvojën e përgjithshme për të pranishmit?

-Këtë vit si asnjë vit tjetër shumica e të ftuarve janë shkrimtarë shqiptarë të cilët jetojnë jashtë Shqipërie por që shkruajnë shqip dhe botohen në Shqipëri dhe jo vetëm. Ky panair këtë vit ka këtë moto,”Panairi i të gjithëve”. Element tjetër innovator është se shumë nga eventet që do të mbahen do të transmetohen live në televizion.
Me çdo vit që kalon, panairi i librit duket se prezanton risi. Çfarë ju motivoi që të vazhdoni të shtyni kufijtë dhe të sillni ide të reja në këtë event me vlera?

-Risia e viti të shkuar ishte se në panair si mikpritës tëshkrimtarëve ishin vete të rinjtë e klubit të librit të cilët morën rolin e moderatorit. Pra, ishte përfshirja e të rinjve drejtpërdrejtënë organizmin dhe mbarëvajtjen e panairit duke u dhënë atyre role më përgjegjësi. Këtë vit risia është se në panair për herë të parë në panaire mbase, ka të ftuar jo vetëm shkrimtarë por dhe lexues të mirë të letërsisë, të rinj të cilët do të ndajnë eksperiencat e tyre të leximit me të tjerë moshatarë. Sepse siç e thashë më lart, ky është panairi i të gjithëve. 

Si i zgjidhni librat dhe autorët për të marrë pjesë në panair dhe cilat kritere përdorni për të siguruar një formacion të larmishëm dhe tërheqës?

-Librat dhe autorët e ftuar ndahen në dy procese.  Pjesën më të madhe të shkrimtarëve i propozojnë vete shtëpitë botuese duke qënë ato njohëset më të mira të autorëve që botojnë. Por ka dhe një numër më të vogël personazhesh të cilët ftohen nga organizatorët e panairit. Përzgjedhja e tyre bëhet në bazë të titujve të fundit që kanë botuar dhe suksesit që kanë pasur këto vepra. 

Së fundi, cilat janë synimet dhe vizioni juaj për tëardhmen e panairit të librit në Kamëz dhe si e shihni atë të evoluar në vitet në vijim?

-Synimi është që ky panair të zgjasë sa më gjatë dhe pse jo të jemi duke biseduar edhe për edicionin e 10-të, 15-të apo 30-të dhe ky është jo vetem synimi por dhe qëllimi i panairit. Evoluimi mandej vjen ne bazë të kohës dhe qasjes që do të ketë letërsia shqipe por dhe ajo botërore në vitet në vazhdim.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular