BallinaAktualitetGazmend Bardhi: Arta Marku “shërbëtore” e Qeverisë, por ne kontestojmë procesin

Gazmend Bardhi: Arta Marku “shërbëtore” e Qeverisë, por ne kontestojmë procesin

Endri Xhafo: Keni një koment për kandidatët për Prokuror të Përgjithshëm, Arta Marku, Olsian Çela, Adnan Xhol, Plarent Ndreca?

Gazment Bardhi:Nuk ka rëndësi kush do të jëtëProkurori i ri i Përgjithshëm, kur e gjithë trupa që do të kryesojë procesin për Prokuror të Përgjithshëmështë konsideruar një trupë me anëtarë që nuk plotësojnë kriteret ligjore. E gjithë kjo vendos në pikëpyetje procesin dhe vendimimarjen.

Endri Xhafo:Kush nuk e plotëson?

Gazment Bardhi: Duke nisur nga Kryetari i KLP.Ai ështëcilësuar nga ONM si një kandidaturë që nuk duhet të përfshihej në garë për të qenë anëtar iKLP, sepse nuk plotëson kriteret kushtetuese dhe ligjore.Nuk po i hyj fare lidhjeve me PartinëSocialiste. Ju e mbani mend që ka qenë përfaqësues i qeverisënëKomisionin e Reformës nëDrejëtësi. Unë, bashkë me disa kolegë të mi, ishim përfaqësues te PS, zoti Ibrahimi, me disa kolëgë të tij ishin përfaqësuës të qeverisë apo PS.

Endri Xhafo:Duke qenë se kontestoni legjitimitetin e KLP, a çon kjo nëkontestimin eçfarëdo lloj emri që do të dalë?

Gazment Bardhi: Pa diksutim. Ne nuk jemi përfshirëasnjëherë me emra.Edhe zonjën Marku kur e kemi kundërshtuar në momentin epërzgjedhjes së saj, si Prokurore e Përgjithshme e Përkohshme, nuk kemi patur gjë me emrin e saj.Ishte një prokruore anonime dhe ka pranuar vetë se, gjatë gjithë karrierës profesionale, ka patur një numër të pakët çështjesh penale, për t’u numëruar me gishtat e njërës dorë.Ne kemi kontestuar procesin e zgjedhjes së saj.Nuk ka rëndësi emri, nëse procesi ështëi paligjshëm që në nisje.

Endri Xhafo:A jam korrekt nëse them që PD nuk e njeh Prokurorin e ri të Përgjithshëm?

Gazment Bardhi: Ju jeni korrekt, nëse thoni që PD konsideron nisjen e procesit për zgjedhjen e Prokurorin të ri të Përgjithshëm nga një trupë që nuk është trupë e pavarur nga politika, si një proces që prodhon njëProkurorin të ri të Përgjithshëm politik dhe jo profesional apo të pavarur nga politika, që ishte qëllimi madhor i Reformës nëDrejtësi, siç e votuam të gjithëne në kushtetutë.

Endri Xhafo:Për shkak se SPAK do të zgjidhet nga kjo trupë, po thoniqëSPAK nuk do të jetë rezultativ?

Gazment Bardhi: Qëllimi ikapjes sëtë gjitha organeve të reja të drejtësisë, si dhe KLP dhe KLGJ nga qeveria, nga Edi Rama, buron nga nevoja për të kontrolluarSPAK dhe Gjykatën e Posaçme kundër krimit tëorganizuar dhe korrupsionit. Ky ështëi vetmi ligj I paketës me 7 ligje të reformës, qëështë votuar nga PD. Procesi është drejtuar nga ambsada e SHBA, qeveria këmbëgulte që në filtrin e përzgjedhjes për SPAK apo Gjykatës, t’i jepte një vend të posaçëm DSIK-së, organ që varet direkt nga kryeministri dhe, deri në momentet efundit nuk jepte dakordësinë. Në fund kanë qenë ekspertet e OPDAT dhe qeveria është tërhequr. Atë që nuk arriti ta siguronte në atë moment nëpërmjet ligjit dhe futjes sëDSIK-sënë procesin e përzgjedhjes së prokurorëve dhe gjyqtarëve tëkëtyre dy strukturave të rëndësishme në luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit, qeveria e arriti nëpëmrjet kapjes sëKLP dhe KLGJ. 7 nga 10 anëtarët e jashtëm të këtyre dy organeve janë individë që nuk plotësojnë kriteret.

Endri Xhafo:Mosdërëzimi i emrave për anëtarënë KZAZ dikur komentohej si neglizhencë e partive, sot tingëllon si mospjesëmarrje në zgjedhje…

Gazment Bardhi: PD nuk ka propozuar asnjë anëtar as në KQZ, për shkak se PS ka nëKQZ, në kundërshtim flagramt me ligjin, 4 antaër, ndërkohë që ligji I njeh vetëm 3 anëtarë, pra ka një deformmim ligjor të përbërjes sëKQZ. Nëse është neglizhenzë aPo mosjpjesëmarrje?Nuk ësht asnjëra, as tjetra.Është vendosje prioritetesh.Sot nëShqipëri nuk ështëçështje a do tëmarrë apo jo pjesë opozita në zgjedhjet lokale. Ështëa do të kemi apo jo nëShqipëri zgjedhje të lira dhe të ndershme. Dhe ne gjykojmë se pa zgjidhur këtë ngerç, nuk mundtë diskutohet asnjëçështje tjetër.Problematika e zgjedhjeve nuk zgjidhet as me riformatim të KQZ, as me plotësimin e komisisioneve dytësore apo tretësore që adminisitrojnë procesin.Garantimi i zgjedhje të lira e tëndershme është prioriteti i opozitës sot.

Endri Xhafo: Ambasadori iOSBE, Bern Borchard ka lënë rrugën e hapur se OSBE do të njohë zgjedhjet edhe pa pjesëmarrjen tuaj, nëse do të vlerësohen me stadarde nga misioni iOSBE/ODIHR.

Gazment Bardhi: Nuk komentoj deklarata ambasadorësh, por Shqipëria, sipas kushtetutës është një vend demokratik dhe pluralist. Sistemi ku kishte një parti, ku bëhëshin votime, por jo zgjedhje, ka vdekur para 30 vitesh bashkë me regjimin diktatorial.

Endri Xhafo: Ajo që thotëBorchard është që kjo që bëtë ju, djegia e madateve, nuk ka ndodhur kurrë dhe frika e ndërkombëtarve ështëpër krijimin e një precedenti në Ballkan.

Gazment Bardhi: Kurrë më parë nuk ka dodhur që të ketë përgjihme të ligjshme të prokurorisë, që të provojnë bashkëpunimin mes politikës dhe krimit tëorganizuar dhe të mos ketë asnjë të dënuar deri mësot. Nuk ka ndodhur kurrë që tëdokumentohet blerja e votës nëpërmjet përgjimeve të ligjshme të prokurorisë. Gjithmonë,ka patur akuza mes palëve politike për blerje votash. Por, kurrë, shqiptarët nuk kanë parë se nga përgjimet e grupeve kriminaletë trafikut ndërkombëtar të drogës, rezultojnëeskponentët më të lartë tëPS ose duke bërë pazar për blerje votash, ose duke urdhëruar blerjen e votave apo shkëmbyer favore, në shkëmbim të përfshirjes së grupeve kriminale në zgjedhje. Ne kemi 2 vjet që presim që këta individë të dënohen, por dosjet vazhdojnëtë flenë nëprokurori.Kjo nuk ka ndodhur kurrë, sikundër nuk ka ndodhurnë asnjë vend të rajonit. Kështu që, një precedent i rrezikshëm që ne mund t’u mësojmë vendeve të rajonit, është që mund të përdorin grupet kriminale për të mbajtur pushtetin, duke gëzuarmbështtejne e faktorit ndërkombëtar. Kjo e dëmton shumë rëndë rajonin.

Endri Xhafo:Ka Partia Demokratike një Plan B, pra mund të themi, pa spekuluar se Partia Demokratike, krahas betejës për zgjedhje të lira e të ndershme, është duke u marrë edhe me organizimin e saj?

Gazment Bardhi: Padiskutim. Ato janë dy procese që ecin në mënyrë paralele, nuk është se njëri proces pengon tjetrin. Për shkak të detyrës që mbaj sot, mund t’ju konfirmoj se të dyja proceset, qoftë aksioni politik, për të garantuar zgjedhje të lira e të ndershme dhe për të garantuar një qeveri që punon për qytetarët dhe jo për krimin e organizuar, sikundër edhe organizimi dhe përgatitja për zgjedhje të përgjithshme dhe zgjedhje lokale vijojnë.

Endri Xhafo:Ka pasur shumë akuza nga ana e qeverisë se aksioni politik i opozitës po pengon integrimin e vendit në BE dhe se në këtë proces, ka edhe influenca ruse.

Gazment Bardhi:Sa herë propaganda qeveritare është në vështirësi serioze nxjerr këtë historinë me rusët. Kur u kap vëllai i ish-ministrit me presh duke bërë trafik droge, e nxori për herë të parë këtë histori.Nëse ka patur një përparim në çështjen e integrimit evropian dhe euroatlantik të Shqipërisë, kjo, gjithmonë, ka ndodhur kur Partia Demokratike ka qenë në pushtet. Që të pritej një vendim pozitiv për çeljen e negociatave do të duhej të plotësohen 8 kushte – ishim në 5 kushte dhe u bënë 8 kushte një vit më parë – pra, që të hapen sivjet do të duhet të plotësohen secili prej tyre. Një nga 8 kushtet është edhe garantimi i zgjedhjeve të lira e të ndershme, betejë në të cilën ne jemi futur. Në ka një ngërç me procesin e integrimit të vendit, ky është një ngërç që zgjat të paktën prej 5 vitesh, që nga 2014, ku Shqipëria, për fatin tonë të keq, gjatë qeverisjes së Edi Ramës nuk ka bërë asnjë hap përpara me procesin e integrimit. Për shkak të dështimit të procesit të integrimit, prej mosplotësimit të kushteve nga ana e qeverisë, gjithmonë gjendet një alibi tek aksioni politik i opozitës.

Endri Xhafo:Ka një procedim penal për ju?

Gazment Bardhi: Ka një procedim penal ndaj meje nga ana e Policisë së Shtetit, e cila, për fat të keq, nuk është më Policia e Shtetit dhe kjo është një problematikë tjetër, që lidhet edhe me betejën që bëjmë ne për garantimin e zgjedhjeve të lira e të ndershme, sepse në ato dosjet me përgjime që folëm, ka edhe punonjës policie, drejtues të Lartë të Policisë së Shtetit, që sillen si militantë politikë dhe përfshihen në blerje votash për llogari të Partisë Socialiste, çka i jep policisë tiparet e një Policie Politike. Nuk shqetësohem fare për procedime penale të motivuara politikisht.

Endri Xhafo:A mund ta konfirmoni se në të ardhmen, në protestat e opozitës nuk do të shfaqen akte dhune?

Gazment Bardhi: Nuk kam parë akte dhunë sa kohë nuk ka patur asnjë të lënduar nga radhët e Policisë së Shtetit. Kam parë një dhunë sistematike, në tejkalim të çdo kriteri ligjor, ndaj protestuesve paqësorë.Policia nuk ka vullnet për të menaxhuar realisht protestën, por ka vullnet për të trembur qytetarët, për të dhunuar qytetarët, sepse përdorimi masiv i lëndëve helmuese dhe pamjeve që tregojnë përdorimin e makinave që hedhin ujë me presion ndaj qytetarëve, që kanë lënduar disa qytetarë dhe që ndodhen edhe sot që flasim duke marrë kurim në spital, provon edhe njëherë se policia ka tejkaluar çdo masë veprimi, ka dhunuar qytetarët dhe ka cënuar një të drejtë themelore që është e drejta e protestës paqësore. Ne këtë as e lejojmë dhe as nuk tërhiqemi nga asnjë akt dhune që ushtron policia.Çdo punonjës policie që përfshihet në veprime kriminale të këtij lloji, do të marrë përgjigjen e merituar sipas ligjit.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular