BallinaKryesoreLulzim Basha në takimin e PPE takon kryetaren e CDU dhe mjaft...

Lulzim Basha në takimin e PPE takon kryetaren e CDU dhe mjaft personalitete

“Në Asamblenë Politike të Partisë Popullore Europiane në Bruksel pata nderin të takohem me Znj. Annegret Kramp-Karrenbauer kryetaren e CDU. Në emër të PD shpreha mirënjohjen për mbështetjen e partisë sonë simotër CDU në hartimin e programit tonë ekonomik dhe modernizimin e PD.”- thuhet në twiterin e zotit Basha.

Në Asamblenë Politike të Partisë Popullore Europiane, ku takoi edhe personalitete të tjera të rëndësishme të grupimit më të madh politik në Europë. Lideri i opozitës pati takime miqësore dhe të frytshme me Presidentin e PPE, Joseph Daul, me Manfred Weber, kandidat i PPE për Presidencën e Komisionit Europian, me David McAllister, Kryetar i Komisionit të Jashtëm të Parlamentit Europian dhe personalitete të tjera europiane që bëjnë pjesë në të njëjtën familje politike europiane.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular