BallinaAktualitetProtesta e 21 marsit/Ja plani i opozitës, rrethim Parlamentit në 6 pika

Protesta e 21 marsit/Ja plani i opozitës, rrethim Parlamentit në 6 pika

Edhe nesër, opozita e bashkuar do të organizojë një protestë para parlamentit në orën 9:30, para zhvillimit të seancës plenare. Në ndryshim nga protestat e kaluara, ku protestuesit kanë qene fokusuar në hyrje të parlamentit, opozita ka një tjetër plan, që konsiston në shpërndarjen e protestuesve në 6 pika.

Plani i ri i opozitës ka për qëllim të paraqesë një Parlament që funksionon vetëm me forcën e blindave dhe dhunën policore kundër protestuesve.

Sipas hartës, pikat e rrethimit janë secila prej rrugëve që lidhet me Parlamentin: hyrja kryesore, hyrja nga qendra tregtare Toptani, hyrja nga ish-selia e Partisë Demokratike, hyrja nga rruga tek Bashkia, hyrja nga Pedonalja dhe hyrja nga unaza, pranë PD.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular