BallinaAktualitetVasili thirrje të fortë Ramës nga "Unaza e Re"; 'Ik me të...

Vasili thirrje të fortë Ramës nga “Unaza e Re”; ‘Ik me të mirë, ose do të të shkulim me pahir’

spot_img
spot_img

I pranishëm në protestën e sotme të banorëve të “Unazës së Re”, është edhe edhe nënkryetari i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Petrit Vasili, i cili iu drejtua banorëve se do të jenë me ata në çdo orë të ditës në mbështetje të tyrë.

“Këta janë në ditët e tyre të fundit si qeveri. Koha e tyre ka mbaruar. Këta janë kthyer në kufoma politike që qelben erë. Sot kjo është një qeveri që populli nuk e shikon me sy, ndaj është mirë që një orë e më parë të largohet. Nëse nuk duan të ikin me të mirë, le të ikin me pahir. Këtu kanë ngritur dorë dhe kanë prekur njerëzit e lirë që që mbrojnë pronën e tyre. Koha e kusarëve ka mbaruar, sot është koha e qytetarëve. Ju jeni pa gjumë, ne jemi pa gjumë. Jemi me ju.”, iu drejtua Vasili banorëve.

Petrit Vasili në mbështetje të banorëve të Unazës së Re

Ju jeni burra dhe gra trima që jo thjesht keni mbrojtur pronën tuaj, por keni mbrojtur dhe dinjitetin tuaj dhe dinjitetin e të gjithë qytetarëve shqiptarë. Ju jeni pëballur këto ditët e fundit me një polici që është kthyer në një bandë hajnash, me një polici që drejtohet nga një gjeneral tradhëtar i popullit të tij, i cili ka zgjedhur të tradhëtojë popullin dhe të bëj paqe me kryehajdutin e Shqipërisë që quhet Edi Rama. Sot nga ky shesh ju japim fjalën të gjithë qytetarëve të Unazës së Re, por edhe një paralajmërim shumë të rreptë dhe shumë të hekurt për policinë. Në çdo sekondë që do të guxojnë të afrohen, e gjithë Tirana është sy pafjetur dhe do të jetë këtu bashkë me ta dhe do nxjerrë të tërë hajnat të shkojnë atje ku e kanë vendin. Këta kanë zgjedhur ta plaçkisin popullin, këta kanë zgjedhur që ta trembin popullin, ta plaçkisin popullin, ja ku e kanë përgjigjen. Asnjë nuk ka frikë nga ta, asnjë nuk pyet për ta, këta vetëm po e bëjnë më të zi fundin e tyre si qeveri. Koha e tyre për të ikur ka ardhur dhe ka kaluar. Koha e tyre ka mbaruar. Janë kthyer më kufoma politike që qelben erë. Sot një qeveri, të cilën populli nuk e sheh dot me sy, gjënë e vetme që duhet të bëjë një sahat e më parë është të largohet. Meqënëse nuk do të largohet me të mirë, atëherë populli do ta largojë me pahir. Sepse ndryshe nuk kuptojnë. Këtu ka ngritur dorën dhe kanë guxuaer të prekin, të arrestojnë dhe të ndalojnë njerëz të ndershëm që mbrojnë pronën e tyre dhe të ruajnë me policë, me forca të ndërhyrjes së shpejtë, me gardë e më të tjerë një tufë hajdutësh, të cilët edhe nesër do të kenë pafytyrësinë të shkojnë në parlament. Koha e kusarëve ka mbaruar, sot është koha e qytetarëve. Qytetarë të Unazës së Re na keni me vete ditë dhe natë. Ju jeni pa gjumë, edhe ne jemi pa gjumë. Ju vigjiloni mbi pronat, vetëm një fjalë e juaj dhe do të na keni në çdo orë të ditës dhe të natës. Jemi me ju.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular