Vjedhja e pronave në jug të Shqipërisë nga politikanë dhe oligarkë, çështja shkon te Trump

3
384

Një ditë pasi Mapo denoncoi deputetin Alket Hyseni si të dyshuar në vjedhjen e pronave në Dhërmi, çështja e nxehtë mbërrin në tryezën e njeriut më të fuqishëm në botë.

Vjedhja e pronave në jug të vendit tashmë është një shqetësim i shtruar edhe në tryezën e presidentit amerikan, Donald Trump. Pikërisht në Zyrën Ovale, presidenti Trump priti një ditë më parë kreun e Shoqatës së Himariotëve të Amerikës, Kozma Karavellën, me origjinë nga Dhërmiu.

Shtëpia e Bardhë publikoi zyrtarisht foto nga takimi mes zotit Trump dhe at Kozma Karavellës.

Burime të gazetës Mapo thonë se në këtë takim është diskutuar për 33 vitet e shërbimit të Karavellës në Meriland të SHBA për ortodoksët e Amerikës. Trump ka shprehur vlerësim për punën e kreut të Shoqatës së Himariotëve të Amerikës, por edhe ka dëgjuar shqetësimet e tij.

Mësohet se Karavella ka ngritur problemin e grabitjes së pronave në jug të vendit nga politikanët dhe oligarkët shqiptarë, kryesisht në zonat e Himarës dhe Dhërmiut.

Ky njoftim vjen një ditë pasi gazeta Mapo denoncoi se deputeti socialist, Alket Hyseni është akuzuar ashpër nga një familje e Dhërmiut se u ka rrëmbyer 11 mijë metra tokë. Hyseni duhej të bënte verifikimet e problemeve me pronat, por përfundoi vetë si i akuzuar për grabitjen e një prone, mbi të cilën tashmë do ndërtohet një resort turistik me leje të qeverisë së Edi Ramës. Pavarësisht akuzave ndaj tij, Prokuroria e Krimeve të Rënda pushoi hetimet.

Shoqata e Himariotëve të Amerikës është një grup lobimi i rëndësishëm në SHBA. Mjafton të theksohet se takimi mes tyre dhe presidentit amerikan, u transmetua live nga portali i njohur Breitbart. Të ftuarit në sallë duartrokitën presidentin Trump, ndërsa disa prej tyre thirrën: Edhe katër vite të tjera, edhe katër vite të tjera!

At Kozma Karavella, një nga ata që ka ndjerë persekutimin komunist, është një figurë e rëndësishme pranë autoriteteve vendimmarrëse në Uashington.

Para tre vitesh ai pati një takim me kreun demokrat, Lulzim Basha. Ky takim u atakua nga mediat e majta në Tiranë. Por gazeta Bota Sot kujtoi se edhe vetë Edi Rama është takuar me Karavellën në vitin 2015.

3 KOMENTET

  1. … [Trackback]

    […] Read More Info here on that Topic: startnews.news/2019/03/20/vjedhja-e-pronave-ne-jug-te-shqiperise-nga-politikane-dhe-oligarke-ceshtja-shkon-te-trump/ […]

Comments are closed.