BallinaAktualitet(Video)Dëshmia tronditëse/Oficeri i Policisë përlotet: Ja përse shkoj në protestën e opozitës!

(Video)Dëshmia tronditëse/Oficeri i Policisë përlotet: Ja përse shkoj në protestën e opozitës!

Mund të quhet një dëshmi tronditëse ajo e një ish-oficeri policie i cili tregoi sonte në emisionin ‘Top-Story’ në Top-Channel, sagën e tij të vuajtjeve pasi Qeveria Rama me të ardhur në pushtet e pushoi nga puna.

Ai quhet Bujar Çala nga Elbasani dhe ishte pjesëmarrës në protestën e madhe të opozitës me 16 mars në Tiranë.
Çala është prind i tri fëmijëve, ku në punë është vetëm vajza.

Ai tha se ka një jetesë të dobët ekonomike dhe me lot në sy tregon se e hoqi djalin nga shkolla që të ndihmonte familjen.

“Unë quhem Bujar Çala. Jetoj në Elbasan në lagjen Sylia Dylgjeri. Profesioni im është ish-oficer policie. Sot jam i papunë.

Unë bëj një jetë jashtëzakonisht të vështirë ekonomike. Në punë është vetëm vajza e madhe. Jetoj vetëm me pagën e vajzës, vetë i 5-të.

Djali pa punë, goca e vogël në shkollë dhe gruaja pa punë në shtëpi. Nuk më vjen keq se jam mësuar me vuajtjet ekonomike por… më vjen jashtzakonisht keq për çunin që e kam heq nga shkolla.

Për mungesë të të ardhurave ekonomike. Unë këtë nuk ia fal dot vetes. Domethënë unë jam prind i paaftë. Ndoshta sjam i tillë por… këto i bën sistemi.
Jam liruar në mënyrë të padrejtë nga policia e shtetit, sapo Rilindja erdhi në pushtet. Ja pra, kjo është arsyeja. Çfarë mund ti them unë familjës time?’, tha protestuesi Bujar Çala.

 

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular