Vrasja e 35-vjeçarit në Shkodër, Bardh Spahia: Qytetarët janë krejt të pasigurtë për jetën

3
272

Ish-deputeti i PD-së, Bardh Spahia ka reaguar lidhur me vrasjen e Nard Polisë, pronarit të një bujtine në Theth.

Spahia shprehet se Polia u vra në një atentat të tipit mafioz ndërsa ngjarja dëshmon se sa të pasigurtë janë shqiptarët për jetën. Duke akuzuar policinë për ineficencë, Spahia thotë se qeveria e Ramës duhet larguar sa më parë.

Postimi i plotë:

Vend me siguri zero

Atentati i tipit mafioz ne Grude te Shkodres, qe i mori jeten nje biznesmeni 35 vjecar, eshte ngjarja e rradhes tejet e rende, qe deshmon se qytetaret e ketij vendi jane krejt te pasigurte per jeten. Policia eshte vene ne sherbim te pushtetit te kryeministrit frikacak, permes vegles se tij te bindur, “teknicienit” Sander Lleshaj. A ka me turp kur ka sherbim te perforcuar per gjithe politikanet mekatare, ndersa krimi godet i pashqetesuar, pasi policia po perdoret per te mbrojtur Edi Ramen e veglat e tij nga qytetaret? Nje polici qe merret vetem me protestat e qytetareve te lire, te fermereve, studenteve, banoreve te Unazes se re, qe tregohet e pameshirshme me gjobat ndaj njerezve te thjeshte, nje polici qe vepron pa pike problemi me gaz helmues ndaj qytetareve protestues, qe i procedon penalisht si te ishin kriminele, qe perdor edhe objektet e kultit per te vendosur snajpera qe shenjestrojne qytetare protestues!!! Jane te gjitha shenja se Edi Rames nuk i behet me vone per qytetaret, por vetem per karriken e vet. Nje shtet policor per te mbrojtur pushtetin e Edi Rames eshte pika qe po derdh goten e zullumeve te kryeministrit ndaj qytetareve te vet! Prandaj bashkimi per ta larguar sa me pare eshte mision qytetar para se te jete politik! Durimit i ka ardhur fundi! #RamaIk#StopShtetitPolicor

3 KOMENTET

  1. … [Trackback]

    […] Read More here to that Topic: startnews.news/2019/03/20/vrasja-e-35-vjecarit-ne-shkoder-bardh-spahia-qytetaret-jane-krejt-te-pasigurte-per-jeten/ […]

  2. … [Trackback]

    […] Here you can find 36362 additional Information on that Topic: startnews.news/2019/03/20/vrasja-e-35-vjecarit-ne-shkoder-bardh-spahia-qytetaret-jane-krejt-te-pasigurte-per-jeten/ […]

  3. … [Trackback]

    […] Find More Information here on that Topic: startnews.news/2019/03/20/vrasja-e-35-vjecarit-ne-shkoder-bardh-spahia-qytetaret-jane-krejt-te-pasigurte-per-jeten/ […]

Comments are closed.