BallinaPolitikeLuçiano Boçi publikon bisedën dhe videon: Pasi e helmuan, policia i dhunon...

Luçiano Boçi publikon bisedën dhe videon: Pasi e helmuan, policia i dhunon familjen protestuesit

Ish deputeti i PD, Luçiano Boçi ka publikuar në profilin e tij në Facebook bisedën më një nga protestuesit e 16 marsit. Boçi thekson se policia ka ushtruar kontroll në 6.00 të mëngjesit në shtëpinë e Ago Nuhajt dje, pa asnjë shkak, duke terrorizuar familjen e gruan shtatzënë.

“Njeriut të veshur me flamur kombëtar ditën e 16 Marsit, pasi e helmuan me LHL, i dhunojnë familjen. Jenicerët e Ramës, ushtrojnë kontroll në 6.00 të mëngjesit në shtëpinë e Ago Nuhajt dje, pa asnjë shkak dhe terrorizojnë familjen e gruan shtatzënë të tij!!!

Hienat me uniformë policie, të dhënat ia morën kur Ago ishte në spital i helmuar e shikim të humbur. Ia dha të sakta me idenë që po e ndihmonin.

(Momenti kur Ago i jep të dhënat, është në video) Dhe ja çfarë ndodhi!!!!??? Banditët e legalizuar në vend të ndihmës, ushtrojnë dhunë mbi familjen e tij. (foto mesazhet)

E tmerrshme pabesia, pafytyrësia dhe pashpirtësia e lëpirsave të pushtetit. Shembja po afron dhe matësi i saj është tërbimi që i ka kapluar! Nesër para parlamentit për t’i treguar vendin lakenjve, çakenjve e hienave”, shkruan Boçi.

E tmerrshme pabesia, pafytyrësia dhe pashpirtësia e lëpirsave të pushtetit. Shembja po afron dhe matësi i saj është tërbimi që i ka kapluar! Nesër para parlamentit për t’i treguar vendin lakenjve, çakenjve e hienave”, shkruan Boçi.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular