BallinaSportFOTO/ Shkëlqejnë tre futbollistë të Kombëtares shqiptare, ja 5 legjionarët më të...

FOTO/ Shkëlqejnë tre futbollistë të Kombëtares shqiptare, ja 5 legjionarët më të vlerësuar të fundjavës

Një tjetër fundjavë pozitive ishte ajo që lamë pas për legjionarët shqiptarë që luajnë jashtë kufijve.

Portali i njohur i statistikave, “Sofascore” sjell për lexuesit e “Panorama Sport” pesë legjionarët me vlerësimet më të larta.

Vendin e parë e mban mesfushori i Kombëtares kuqezi, Kristjan Asllani i cili qëndroi në fushë 74 minuta, duke bërë një paraqitje dinjitoze kundër Sasuolos. 

Arbër Hoxha renditet i dyti pasi ishte vendimtar në fitoren e Dinamos së Zagrebit me golin e realizuar në minutën e 89-të.

Vendi i tretë shkon për Enis Çokaj pas një paraqitje të mirë në fitoren e Osijekut kundër Lokomotivës së Zagrebit.

Zulfiu Iljasa shënoi golin e vetëm për skuadrën e tij Zhenis në humbjen me Jelimai Semei. Në vendin e fundit pozicionohet mbrojtësi i Kombëtares shqiptare, Marash Kumbulla. Ai e nisi sfidën si titullar në fitoren kundër Interit.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular