BallinaAktualitetPaloka në protestë: Ky, Parlament i turpit, Rama s'mund ta mbaj karrigen...

Paloka në protestë: Ky, Parlament i turpit, Rama s’mund ta mbaj karrigen me forca speciale dhe antiplumb

spot_img
spot_img

Nenkryetari i PD, Edi Paloka ka folur ne protesten qe po mbahet sot para Parlamentit. Ne fjalen e tij z.Paloka tha se: -“Edi Rama duhet ta kuptojë një orë e më parë se ka zgjedhur rrugën më të gabuar. Nuk mund ta mbash karrigen, i rrethuar me forca speciale dhe i veshur me antiplumb. Kjo rrugë nuk ka më kthim. Ai që mban sot emrin Parlament, është kthyer në turpin e Shqipërisë. Ata që janë në atë sallë dhe bëjnë sikur Shqipëria është në normalitet, përfaqësojnë vetëm krimin, vjedhjen, përfaqësojnë votën e blerë. Nuk ka Shqipëri në Europë me Edi Ramën, me banda që blejnë vota. Ta kuptojnë shqiptarët dhe ndërkombëtarë se sa të jetë Edi Rama, nuk do të ketë asnjë ditë qetësi për këtë qeveri”.

FJALA NË PROTESTË E NËNKRYETARIT TË PD, EDI PALOKA

Vëllezër e motra, unë jam Edi Paloka dhe dua edhe njëherë t’ju bëj një falenderim nga zemra për forcën tuaj, për rezistencën tuaj.

Ai zotëria që vazhdon të qendrojë me arrogancë në karrigen e kryeministrit, edhe pse e di shumë mirë se shqiptarët nuk e duan më, nuk duan ta shohin më me sy, duhet ta kuptojë një orë e më parë se ka zgjedhur rrugën më të gabuar.

Nuk mund t’i mbash shqiptarët të rrethuar me tela me gjemba, nuk mund ta mbash karrigen, duke u rrethuar me forca speciale, nuk mund ta mbash pushtetin e të bredhësh nëpër Shqipëri me antiplumb. Fundi yt ka ardhur, je vetëm një kufomë, një kufomë që zvarritet si zombie nëpër Shqipëri.

Jemi përballë atij që jo vetëm emrin parlament nuk mund ta ketë më, por sot është kthyer në turpin e Shqipërisë dhe më larg. Sot, ata që në atë sallë përfaqësojnë vetëm krimin, përfaqësojnë vjedhjen, përfaqësojnë votën e blerë, po përpiqen dhe bëjnë sikur janë në normalitet, të luajnë rolin sikur janë në parlament, sepse kështu i duhet kryehajdutit, kryekriminelit.

Por ta harrojnë që do të vazhdojnë aq gjatë në këtë mënyrë. Jo Edi Rama, askush nuk mund t’i rezistojë një populli që sot është ngritur për të shpërthyer jo në pakënaqësi, por në urrejtje ndaj një qeverie, që vetëm i vjedh dhe i grabit shqiptarët.

E keni parë vëllezër se ç’ndodh çdo ditë. Ai nuk di të ndalet. Përditë dhunë ndaj shqiptarëve. E patë dje, edhe përballë fermerëve që derdhnin qumështin. Forca speciale përbalë studentëve. forca speciale përbalë popullit, forca speciale tek Unaza e Re, kërkon t’i nxjerrë nga shtëpitë. A mund të rezistojë një qeveri që përdor popullin përballë forcave speciale?

Unë kam një thirrje edhe për ata policë të ndershëm që vërtetë janë aty dhe janë me një rrogë sa për të mbajtur familjen, edhe ata militantë, bashkëpunëtorë e kriminelë si ndërtuesit e tyre, por me policët e ndershëm, mos u bëni pjesë e këtij pushteti kriminal, mos dilni kundër vëllezërve dhe motrave tuaja. Jemi këtu për të drejtat e tyre por edhe për të drejtat tuaja, që edhe ju të jetoni si njerëz. Mos u ktheni kundër qytetarëve. Sa për ju kriminelët e tjerë, që mbani veshur me uniformat e policisë, tashmë jeni tërësisht në shërbim të një pushteti kriminal, dijeni që do të mbani përgjegjësi deri më një. Asnjë prej jush që sot shkel ligjin dhe dhunon popullin e tij nuk do të rrijë pa përgjigje nesër, bashkë me ndërtuesit tuaj, bashkë me kryekriminelin.

Edhe një herë ju bëj thirrje, qytetarë këtej dhe matanë, bëhuni bashkë një orë e më parë ta largojmë këtë qeveri. Një orë e më parë të mbarojnë vuajtjet për shqiptarët. Sa më shumë ta zgjasë agoninë Edi Rama në karriken e tij aq më shumë do trë shtohen vuajtjet për shqiptarët. Kjo rrugë nuk ka më kthim. Kush nuk e ka kuptuar, e ka për faj të tij. Shqiptarët nuk kthehen më prapa.
Mbi të gjitha, ka dorëzuar mandatet e atij parlamentit dhe ne kemi marrë mandatet e qytetarëve. Kemi marrë mandatin për ta çuar këtë vend aty ku duhet të shkojë, drejt Europës.

Nuk ka Shqipëri në Europë me Edi Ramën. Nuk ka Shqipëri në Europë me banda dhe krim që blejnë dhe vjedhin vota.

Ta kuptojnë shqiptarët dhe ndërkombëtarë se sa të jetë Edi Rama në atë karrike, nuk do të ketë asnjë ditë qetësi për krimin, nuk do të ketë asnjë ditë qetësi për këtë qeveri, nuk do të ketë asnjë ditë qetësi për ata që kërkojnë t’i mbajnë shqiptarët nën zgjedhë.
[12:59, 3/21/2019] Iliri: Gazment Bardhi: As Sandër Kimiku e askush tjetër poshtë tij nuk mund t’u mohojë shqiptarëve të drejtat që i kanë fituar që para 30 vitesh

Sekretari i Përgjithshëm i PD, Gazment Bardhi, në një intervistë nga sheshi i protestës përgënjeshtron deklarimet e policisë se ka marrë njoftime zyrtare se në protestë po ndodhin akte dhune e se do ndërhyhet për shpërndarjen e protestës

Zoti Bardhi, në disa raste policia ju është drejtuar ju si organizator i protestës. Pas protestës, keni frikë për ndonjë veprim tjetër të policisë?
Bardhi: Unë nuk kam dëgjuar gjë. Në telefonin tim nuk ka asnjë thirrje nga Policia e Shtetit. Asnjë akt dhune nuk është ushtruar nga protestuesit, ju jeni dëshmitarë. Ne jemi këtu, policia të mos provokojë. Ne nuk kemi asgjë me punonjësit e policisë, ata janë sigurisht në të njëjtin hall që ka secili prej protestuesve, janë në kushte të njëjta, familjet e tyre nuk kanë bukë për të ngrënë njësoj si protestuesit që janë në shesh, dhe të garantoj se shumica e tyre, nëse nuk do të ishin me uniformë, do të ishin përkrah nesh, sepse vuajnë nga e njëjta problematikë që vuan çdo shqiptar që është sot në shesh, i shkaktuar nga ata njerëz që janë mbyllur në atë godinë dhe po detyrohen me zor të flasin. Por kam përshtypjen që nuk dinë çfarë janë duke folur.
A keni frikë zoti Bardhi për masat që mund të merren nga policia?
Bardhi: Asnjë frikë. M’u bëj të fala nga Sandër Lleshaj e gjithë strukturës poshtë tij. Sa kohë që e drejta e protestës është një e drejtë që shqiptarët e kanë fituar 30 vite më parë, as Sandër Kimiku e askush tjetër poshtë tij, as ndonjë militant i PS që ka marrë drejtimin e Policisë së Shtetit gjatë kësaj periudhe nuk mund t’i trembë – mua jo e jo – por as protestuesit e as qytetarët. Ne do të jemi këtu për të mbrojtur demokracinë, për të mbrojtur të drejtat që kemi fituar 30 vite më parë.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular