BallinaAktualitetGazment Bardhi: Sandër Kimiku, e askush tjetër s'mund t’u mohojë shqiptarëve të...

Gazment Bardhi: Sandër Kimiku, e askush tjetër s’mund t’u mohojë shqiptarëve të drejtat e fituara para 30 vitesh

Sekretari i Përgjithshëm i PD, Gazment Bardhi, në një intervistë nga sheshi i protestës përgënjeshtron deklarimet e policisë se ka marrë njoftime zyrtare se në protestë po ndodhin akte dhune e se do ndërhyhet për shpërndarjen e protestës

Zoti Bardhi, në disa raste policia ju është drejtuar ju si organizator i protestës. Pas protestës, keni frikë për ndonjë veprim tjetër të policisë?
Bardhi: Unë nuk kam dëgjuar gjë. Në telefonin tim nuk ka asnjë thirrje nga Policia e Shtetit. Asnjë akt dhune nuk është ushtruar nga protestuesit, ju jeni dëshmitarë. Ne jemi këtu, policia të mos provokojë. Ne nuk kemi asgjë me punonjësit e policisë, ata janë sigurisht në të njëjtin hall që ka secili prej protestuesve, janë në kushte të njëjta, familjet e tyre nuk kanë bukë për të ngrënë njësoj si protestuesit që janë në shesh, dhe të garantoj se shumica e tyre, nëse nuk do të ishin me uniformë, do të ishin përkrah nesh, sepse vuajnë nga e njëjta problematikë që vuan çdo shqiptar që është sot në shesh, i shkaktuar nga ata njerëz që janë mbyllur në atë godinë dhe po detyrohen me zor të flasin. Por kam përshtypjen që nuk dinë çfarë janë duke folur.
A keni frikë zoti Bardhi për masat që mund të merren nga policia?
Bardhi: Asnjë frikë. M’u bëj të fala nga Sandër Lleshaj e gjithë strukturës poshtë tij. Sa kohë që e drejta e protestës është një e drejtë që shqiptarët e kanë fituar 30 vite më parë, as Sandër Kimiku e askush tjetër poshtë tij, as ndonjë militant i PS që ka marrë drejtimin e Policisë së Shtetit gjatë kësaj periudhe nuk mund t’i trembë – mua jo e jo – por as protestuesit e as qytetarët. Ne do të jemi këtu për të mbrojtur demokracinë, për të mbrojtur të drejtat që kemi fituar 30 vite më parë.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular