BallinaKronikeDenoncimi/S’ndalet Rama nis shoqërimet, përfundon në polici protestuesi i Unazës se Re

Denoncimi/S’ndalet Rama nis shoqërimet, përfundon në polici protestuesi i Unazës se Re

Si në çdo protestë të opozites, mazhoranca me porosi të kryeministrit Rama po tregon forcën ndaj protestuesve jo vetëm hedhur gaz lotsjellës dhe përdorur dhunë, por dhe shoqëruar në ambientet e komisariateve të policisë së Tiranës
Edhe sot sapo ka mbërritur një denoncim për startëneës.al ku ka disa shoqëruar në këto momente në Komisariatin nr.1 të Drejtorisë së Policisë Tiranë dhe mes tyre për momentin mësohet se është Alban Ahmetcenaj pjesëmarrës ne protesta njëkohësisht banor i Unazës se Re shoqërohet me akuzën qesharake “Kundërshtim te forcave te policisë”.
Denoncimi në redaksi vjen nga Alfred Ahmetcenaj ish-kreu i degës së PD Mat, i vëllai i Albanit i cili ndodhet pranë oficerit të rojes për të kërkuar shpjegime të cilat nuk po i jepen. Alban Ahmetcenaj ka qenë me detyrim paraqitje për shkak te pjesëmarrjes ne protestën e Unazës se Re. Shoqërimet që po bëhen janë krejt të motivuara politikisht dhe në rastin konkret Alban Ahmetcenaj është jo vetëm protestuesi i Unazës së Re, por dhe i vëllai është ish kryetarit te P.D Mat dhe anëtar i Këshillit Kombëtar të PD. Mësohet se i shoqëruar është dhe një protestues tjetër me emrin Redi Daçi. Ky është një terror i pastër policor për dekurajimin e pjesëmarrësve ne protestë.

 

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular