Presidenti Ilir Meta ka uruar besimtarët bektashianë në ditën e Sulltan Nevruzit. Përmes një postimi në “Facebook’, Kreu i Shtetit i uron popullit shqiptar shëndet dhe mbarësi në familje.
Ndër të tjera, Meta shprehet që kjo ditë simbolizon lindjen e shpresës dhe rigjallërimin e natyrës.
“Të dashur miq,
Në këtë ditë feste dhe optimizmi pranveror, që simbolizon lindjen e shpresës, rigjallërimin e natyrës dhe përkon me lindjen e Imam Aliut, dua t’i uroj mbarë popullit shqiptar dhe në veçanti besimtarëve bektashianë kudo ndodhen Gëzuar Festën e Sulltan Novruzit!
Shëndet dhe mbarësi paçi gjithmonë në familjet tuaja! Zoti e bekoftë Shqipërinë dhe kombin shqiptar!”, shkruan Meta në Facebook.