BallinaAktualitetSot besimtarët bektashinjë festojnë Sulltan Novruzin

Sot besimtarët bektashinjë festojnë Sulltan Novruzin

Sulltan Novruzi festohej si festa e ardhjes së pranverës dhe më vonë si ditëlindja e imam Aliut.

Në Shqipëri ndodhet edhe Kryegjyshata Botërore Bektashiane, e cila vizitohet nga shumë besimtarë dhe turistë të huaj, të cilët vijnë të organizuar në grupe nga e gjithë bota.

Kryegjyshata mban lidhje me shumë teqe, si në Lindje ashtu edhe në Perëndim.

Teqeja më e madhe ndodhet në SHBA, e cila është një qendër patriotike dhe fetare, ku mblidhen bektashinjtë që jetojnë aty.

Çfarë simbolizon kjo festë?

“Nevruzi” vjen nga persishtja dhe do të thotë “Ditë e re”, ndërsa “Sulltan” është titulli i lartë që tregon rëndësinë e kësaj dite. Festa e Sulltan Novruzit ka mbërritur në viset shqiptare së bashku me besimin bektashian, në shekujt XV-XVI.

Në shekullin XX-të dhe në mënyrë të veçantë në mesin e tij, kjo festë është shndërruar në një manifestim mbarëkombëtar.

Dita e Novruzit festohet edhe ne vende te tjera të botës myslimane, në ditë që variojnë nga 20 deri më 26 mars.

Kryegjyshata Botërore Bektashiane njoftoi se sot organizon gjatë gjithë ditës, festën e Sulltan Novruzit. Ceremonia fillon në orën 10:00 në ambientet e Kryegjyshatës.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular