BallinaKryesoreKongresi ne 3D i PS per zgjedhjet lokale!

Kongresi ne 3D i PS per zgjedhjet lokale!

Nga Tritan Shehu

Teater i mirefillte, “gjethe fiku” per te fshehur te verteten e realitetin tragjik te demokracise sone.
Besoj se asnje nuk e merr seriozisht “komedine” qe po luhet sot ne ate salle per zgjedhjet e Qershorit.
As vete ata qe po u shqiptohet emri si kandidate, aq me pak ata qe i propozojne…
Shqiperia ka nevoje te zgjidhe se pari ngercin e madh politik qendror e zgjedhor e me tej te shikoje drejt Bashkive.
Ne kohen qe ne kemi nje Parlament te deformuar, monist, te pa perputheshem me realitetin e vendit, me “deputete” te rinj te thirrur ne menyre anti kushtetuese, kerkojne te merren me Kryetaret e Bashkive.
Ne kohen qe prej reth dy vitesh ne nuk kemi Gjykate Kushtetuese, i vetmi institucion arbiter e garant i konstitucionalizmit ne Shqiperi, ne ate salle flitet per Keshillat Bashkiake!!
Gjerat nuk mund te funksionojne e nuk do te funksionojne dot keshtu.
Pa zgjidhur problemin e madh politik qendror e te sigurise zgjedhore, nuk ka sens te procedohet per derivatet e zgjedhjet lokale!
Skeme iluzive ne 3D kjo, qe po degjohet nga ai Kongres, jo reale dhe e pa aplikueshme.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular