BallinaKryesoreRezultatet/FSHF shkarkon Panuçin, Shqipëria me te ishte katastrofë

Rezultatet/FSHF shkarkon Panuçin, Shqipëria me te ishte katastrofë

spot_img
spot_img

Kristian Panuçi nuk do të jetë më trajner i Kombëtares kuqezi. Federata Shqiptare e Futbollit njofton se ditën e sotme ka ndërprerë zyrtarisht bashkëpunimin me trajnerin Christian Panucci.

“E falenderojmë trajnerin Panucci për punën e zhvilluar deri më tani dhe i urojmë suksese në vazhdimin e karrierës. Ekipi kombëtar në ndeshjen e dytë zyrtare eliminatore kundër Andorrës në transfertë do të drejtohet nga Ervin Bulku dhe Sulejman Mema, si edhe pjesa tjetër e stafit aktual.” – thuhet në njoftimin zyrtar.

Humbja e djeshme me Turqinë ka rezultuar fatale për italianin, pozitat e të cilit ishin tronditur fort që pas trupërimit me Skocinë 4-0 vitin e shkuar. Por gjithsesi Duka i dha besim Panuçit, besim të cilin priste ta shikonte të kthehej në rezultativ që në ndeshjen e djeshme në “Loro Boriçi” kundër Turqisë, përfundimi i së cilësh ishte sërish i hidhur për Shqipërinë.

Turqia fitoi 2-0, por ajo që dhembi më shumë ishte shuarja totale e skuadrës në fushë pas golit të dytë dhe gjithashtu edhe fikja e Panuçit, që ra në black out dhe e vetmja gjë që po mendonte në kokën e tij deri në fërshëllimën përfudimtare, ishte justifikimi i radhës.

Ndaj Armand Duka ka vendosur të zhbëjë gabimin e 17 korrikut të vitit 2017, kohë kur i dha dhe besimin italianit për të vijuar punën e De Biazit, me Panuçin që mori përsipër një trashëgimi të rëndë, por ende pa i pasur shpatullat gati për ta përballuar peshën e suksesit të patriotit të tij.

Në 15 ndeshje si trajner i Shqipërisë, bilanci i Panuçit është tmerrësisht negativ. Vetëm 4 fitore, dy prej të cilave në miqësoret me Turqinë (2-3) dhe Uellsin (1-0), si dhe ndeshjet zyrtare me Lihtenshtejnin (2-0) dhe Izrarelin (1-0), barazimet janë vetëm 2, ai me Maqedoninë (1-1) dhe miqësorja me Jordaninë (0-0). Ndërsa seria e humbjeve është e frikshme, plot 9 humbje, Spanja (3-0), Italia (0-1), Norvegjia (0-1), Kosova (0-3), Ukraina (1-4), Skocia (2-0), Izraeli (2-0), Skocia (0-4) dhe së fundmi Turqia (0-2). Golavarazhi është i frikshëm, 9 gola të shënuar dhe 25 të pësuar, për një diferencë prej -14 golash, një hendek i parikuperishëm!

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular