BallinaKryesoreNëntë vite pas zhdukjes, Britania e Madhe nis kërkimet për Bleona Matën

Nëntë vite pas zhdukjes, Britania e Madhe nis kërkimet për Bleona Matën

Nëntë vite pas zhdukjes së Bleona Matës, Britania e Madhe ka nisur kërkimet për vajzën që u zhduk në mënyrë misterioze teksa kulloste bagëtitë bashkë me shoqet e saj në një fshat të Kukësit.

Policia britanike, Rrjeti Global i Fëmijëve të Humbur dhe Qendra Kombëtare për Fëmijët e Humbur në Shqipëri, kanë hapur kërkimet për Bleona Matën në Mbretërine e Bashkuar.

Lajmin e ka dhënë Drejtori i CRCA, Altin Hazizaj, përmes një postimi në Facebook ku shkruan: “Le të shpresojmë fort që do ta gjejmë së shpejti Bleonën!”

Kujtojmë që me 20 mars ekspertët ndërkombëtarë amerikanë në bashkëpunim me alo 116, linja kombëtare e Këshillimit për fëmijët realizuan pamjen e Bleonës sot, me foto nga nëna babai dhe vëllai i saj më i vogël, në përafrimin që ajo ka me familjarët e saj.

Identikiti është realizuar me qëllimin për të ndihmuar kërkimet për vajzën e zhdukur në mënyrë misterioze për të cilën ende nuk dihet asgjë.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular