BallinaAktualitetVokshi: 101 milionë euro për shërbimet e sigurisë, 34 milionë i kanë...

Vokshi: 101 milionë euro për shërbimet e sigurisë, 34 milionë i kanë marrë Safet Gjici dhe Pjerin Ndreu

spot_img
spot_img

Edi Rama ka dhënë 101 milionë euro për shërbimet e sigurisë, 34 milionë prej të cilave i kanë marrë kompanitë e lidhura me Safet Gjicin dhe Pjerin Ndreut, kandidatët për kryetarë bashkie të Edi Ramës.

• Zgjidhja për sigurinë nuk është ndryshimi i Kodit Penal, përsa kohë me paratë për Gjicin dhe Ndreun financohet fushata e Edi Ramës dhe pajisen me armë krimenelë që blejnë vota për pushtetin e Edi Ramës.


DEKLARATË ALBANA VOKSHI

Siguria fizike e mjekëve nuk është çështje e Kodit Penal, siç gënjeu sot pafytyrësisht Edi Rama. As siguria e gjyqtarëve në fusha futbolli nuk është çështje e Kodit Penal. Është vetëm çështje e vjedhjes dhe pasurimit të njerëzve të Edi Ramës dhe kupolës së Policisë së Shtetit.

Në vitet e drejtimit të vendit nga Edi Rama, qeveria ka shpenzuar nga paratë e taksapaguesve shqiptarë rreth 101 milionë euro për të paguar shërbimin e sigurisë për institucionet, të cilin Edi Rama e quajti sot një dështim.

Në vend që të mbajë përgjegjësi për mungesën e sigurisë në spitale dhe në institucione të tjera Edi Rama qan me lotë krokodili dhe bën me faj Kodin Penal.

Shqiptarët duhet të mësojnë arsyen e vërtetë përse nuk funksionon shërbimi i sigurisë. Qëllimi i blerjes së këtij shërbimi nga qeveria nuk është siguria në spitale apo mbrojtja nga dhuna e mjekëve dhe infermierëve, por pasurimi i njerëzve të oborrit të Edi Ramës.

Që nga viti 2014 dhe deri tani, qeveria e Edi Ramës ka tenderuar 101 milionë euro. 1/3-ën e kësaj shume, rreth 34 milionë I ka marë Safet Gjici dhe Pjerin Ndreu.

SAFET GJICI, nëpërmjet dy shoqërive të lidhura me të, Toni Security dhe Eurogjici Security ka përfituar 24,8 milion euro.

PJERIN NDREU, nëpërmjet kompanisë së lidhur me të, Ndreu Security Service, ka përfituar 9,1 milion euro.

Nëse këta nuk kanë ofruar shërbimin siç duhet dhe siguria nuk është garantuar në institucione, siç deklaroi Edi Rama sot, faji nuk është i Kodit Penal. Edi Rama ka patur detyrimin t’u kërkonte llogari dhe t’u merrte lekët mbrapsht, jo t’i bëntë deputetë, prefektë apo t’i promovojë si kandidatë për kryetarë bashkie.

Nëse shërbimi i sigurisë fizike ka dështuar, Edi Rama ka detyrimin t’u thotë shqiptarëve se ku i ka çuar 100 milionë eurot e tenderuar për këtë shërbim.

Kush pret se situata do të përmirësohet nga ndryshimet e Kodit Penal, gabohet. Asgjë nuk ka për të ndryshuar, sepse me paratë për Safet Gjicin dhe Pjerin Ndreun financohet fushata elektorale e Edi Ramës dhe pajisen me armë krimenelë që blejnë vota për pushtetin e Edi Ramës.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular