BallinaAktualitetGent Cakaj shkarkon 20 punonjës të Ministrisë së Jashtme: Nuk përmbushin...

Gent Cakaj shkarkon 20 punonjës të Ministrisë së Jashtme: Nuk përmbushin vizionin e kryeministrit Rama

Ministri në detyrë i Punëve të Jashtme, Gent Cakaj ka përgatitur një listë punonjësish të këtij dikasteri për t’i shkarkuar nga detyra.

Lajmin e ka konfirmuar vetë Cakaj në një deklaratë për shtyp, kur tha se mbi 20 persona në shërbimin diplomatik do të largohen nga detyra, për shkak se nuk përmbushin kushtet ligjore dhe profesionale. Po ashtu, Cakaj përmendi si kusht edhe faktin se personat që preken nga kjo ‘valë pastrimi’ nuk përmbushin vizionin e kryeministrit Edi Rama për përfaqësimin ndërkombëtar të qeverisë.

“Në 77 ditët e punës time kam mbledhur një grup të posaçëm pune për të shqyrtuar hollësisht cilësinë e burimeve njerëzore të shërbimit diplomatik të shtetit shqiptar.

Sot dua të ndaj faktin se kam vendosur të shkëpus marrëdhëniet me një pjesë të punonjësve që nuk përmbushin as kushtet ligjore, minimale profesionale për kryerjen e kësaj detyre, e jo më për të mbështetur ambicien e kësaj qeverie e vizonin e Ramës për ta çuar në lartësinë e merituar përfaqësimin ndërkombëtar të qeverisë.

Po ashtu një pjesë tjetër e punonjësve do transferohen për të vepruar sipas nevojave reale të punës dhe jo inercionit të së shkuarës.

Ju informoj se numri i të prekurve nga kjo iniciative informatore do të shkojë mbi 20.

Ne kemi gati thirrjen për aplikimin e vakancave të krijuara nga kjo valë pastrimi në shërbimin diplomatik. Ajo që ne duam të ndërtojmë nuk përkon me nepotizmin, dhe aq më pak me klientelizmin. Shqipëria nuk është e miqve, e klaneve dhe as e krushqinjve, vendi meriton që të përfaqësohet nga njerëz me kapacitet të plotë moral dhe profesional. Shqipëria meriton të përfaqësohet nga më të dalluarit”, u shpreh Cakaj.

Kujtojmë se Cakajt iu delegua kjo detyrë nga Edi Rama, i cili mori përsipër të jetë ministër i jashtëm. Në këto kushte, Cakaj nuk e ka tagrin për shkarkimin e punonjësve, por lista ende e pakonfirmuar në media, pritet të firmoset nga Rama.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular