BallinaAktualitetPedagogët e njohur rikthehen në auditore: Zhgënjim nga parlamenti

Pedagogët e njohur rikthehen në auditore: Zhgënjim nga parlamenti

Shezai Rrokaj dhe Valentina Duka, dy pedagogët e njohur të fakultetit të Historisë dhe Filologjisë u larguan përfundimisht nga politika. Ata ishin bërë deputetë, përkatësisht Rrokaj për LSI dhe Duka për PD, por me aksionin e fundit opozitar “djegien e mandateve”, ata jo vetëm lanë parlamentin, por edhe partitë ku aderonin.

Valentina Duka dhe Shezai Rrokaj i janë kthyer përfundimisht dhe me kohë të plotë auditorëve duke i kthyer shpinën një parlamenti konfliktesh.

“Të them të vërtetën, ashtu si u katandis ky Parlament, më mirë në auditorë, unë isha pedagog i jashtëm më parë, tani ndihem plotësisht në lëkurën time”, thotë Shezai Rrokaj. “Më mirë në auditorë, mendoj se jam kthyer përfundimisht këtu për të mos e lënë më kurrë. Veten time e mendoj më frytdhënëse në ambientin akademik”, thotë zonja Duka.

Të dy thonë për “A2 CNN” se hynë në parlament për ideal, por u larguan të zhgënyer.

“Jam i zhgënjyer, patjetër, sepse nuk pata mundësinë që në të gjitha rastet nuk patëm mundësi të shpalosnim në mënyrë profesionale të gjithë ato mendime që ne kemi. Parlamenti është kthyer në një tautologji grindjesh, sherresh, linçimesh, deformimesh”, shprehet Rrokaj.

“Tre muajt e parë të Parlamentit kujtoj që kam dëgjuar atje fjalime shumë interesante, por pas janarit të vitit 2018 vajtja në Parlament u bë shumë e bezdisur”, kujton Duka.

Pas dorëzimit të mandateve më 21 shkurt, Rrokaj dhe Duka iu rikthyen fakultetit, sipas kontratës që kishin me Universitetin e Tiranës.

Por a do t’i pranojnë ata privilegjet që i lë pas detyra e ligjvënësit?

“Si dekane, kisha një diferencë shumë të vogël, 20 apo 30 mijë lek të vjetra në krahasim me rrogën që merrja si deputete. Di që do të marr shumë pak, një shtesë mbi rrogën time, por jo gjysmën e pagës dhe nuk e di ç’do të fitoj për pensionin, që në raport edhe me atë që do të fitoj si profesore, nuk është ndonjë ndryshim i madh”, thotë Duka.

“Çdo gjë që më takon, natyrisht nuk e kuptoj pse nuk duhet ta marr, jemi brenda një ligji dhe çdo gjë që është ligjore është e pranueshme për mua”, shprehet Rrokaj.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular