BallinaTe tjera1946/Dënimi me vdekje i të vdekurit në komunizëm!

1946/Dënimi me vdekje i të vdekurit në komunizëm!

Nga Kastriot Dervishi

Edhe të vdekurit dënoheshin me vdekje. Një rast i vitit 1946 tregon se proceset politike zhvilloheshin edhe pa qenë të pandehurit në gjykim. Është zhvilluar procedura e gjykimit pa ditur se i pandehuri nuk jetonte prej muajsh.

Ndue Gjelosh Vata, 29 vjeç nga Shkreli ishte arrestuar më 22.3.1946 si bashkëpunëtor i Llesh Marash Vatës, si “besnik dhe nip i tij”. Me vendosjen e regjimit komunist është pjesë e qëndresës së organizuar nga Llesh Marash Vata dhe Gjon Marka Gjoni, në Lidhjen e Maleve.

Me vendimin nr.316, datë 7.9.1946 të Gjykatës Ushtarake të Tiranës u dënua me vdekje në bazë të neneve 14, 15, të ligjit nr.41, datë 14.1.1945. U la në fuqi me vendimin nr.118, datë 18.9.1946 të Gjykatës së Lartë Ushtarake. Më 8.10.1946 ministri i Mbrojtjes Kombëtare dhe komandant suprem, Enver Hoxha, me telegram miratoi ekzekutimin e vendimit duke kërkuar të njoftohej për fjalët e fundit të personit që do pushkatohej.

Pas këtij telegrami, i gjetur ngushtë, prokurori i Gjykatës Ushtarake të Tiranës, kapiten II Petrit Hakani, njofton më 5.11.1946 Gjykatën e Lartë Ushtarake se sipas Seksionit të sigurimit të Shtetit të Prefekturës Durrës, i përmenduri kishte vdekur në prill 1946, pak ditë pas arrestimit “nga plagët e rënda që kish marrë gjatë luftimeve që u bënë në Krujës me ndeshjen e Ibrahim Kupit, etj”.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular