Mediat e huaja vijojnë t’i bëjnë jehonë protestës së opozitës në Tiranë. “Euronews” ka raportuar vazhdimisht protestat opozitare, madje protestën e parë e ka transmetuar LIVE. Këtë të enjteve, Euronews në gjermanisht ka zgjedhur protestën shqiptare për rubrikën: “No Comment”.
“Në Shqipëri, kundërshtarët e qeverisë edhe njëherë u përpoqën që të pushtojnë parlamentin me forcë. Ata kërkojnë dorëheqjen e qeverisë dhe zgjedhje të parakohshme. Disa mijëra demonstrues të udhëhequr nga partia e qendrës së djathtë përdorën shashka dhe tymuese dhe u përleshën me policinë”, – shkruan Euronews.