BallinaAktualitetErion Veliaj kampion i PPP: 17.4 miliardë lekë do iu jap klientëve...

Erion Veliaj kampion i PPP: 17.4 miliardë lekë do iu jap klientëve për shkollat

Erjon Veliaj ka marrë stafetën e të ashtuquajturit Partneritet Publik Privat (PPP).

Kështu bëhet e ditur se 17,4 miliardë lekë për shkolla me PPP, është lëvizja e radhës që po ndërmerr kryebashkiaku.

Departamentit i Antikorrupsionit në PD, e ka denoncuar këtë skemë, me projektues klientët Rama – Veliaj, duke e cilësuar atë si zhvatjen e rradhës që po bën kreu i bashkisë.

Ja reagimi i plotë

STAFETËN E PPP-VE E MERR VELIAJ

Vijon projekti rrënues i ekonomisë shqiptare, Rama bën sikur i anulon procedurat e PPP, nga njëra anë, pasardhësi i tij, Veliaj, vazhdon me të njëjtën skemë, nga ana tjetër.

17,4 miliardë lekë për shkolla me PPP, me projektues klientët e sektit Rama-Veliaj është zhvatja e radhës që po ndërmerr kryebashkiaku 99-sh.

Ndërkohë qytetarët e Tiranës kanë 3 vite që, ndër të tjera, rëndohen me taksën e infrastrukturës arsimore. Pavarësisht vjeljes së kësaj takse, Veliaj zgjedh PPP-në për ndërtimin e shkollave.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular