BallinaLifestyle“Vetja ime e bukur…” Françeska bën telefonatën e çuditshme: E di që...

“Vetja ime e bukur…” Françeska bën telefonatën e çuditshme: E di që nuk ke më shpresa, jeta për ty është bërë e padurueshme 

anorët e Big Brother VIP kanë “telefonuar” njeriun e tyre të afërt, që nuk jeton më.

Françeska, ndryshe nga banorët e tjerë, zgjodhi që të telefonojë veten e saj, kur ka qenë e vogël dhe e bullizuar.

Telefonata e Françeskës: “Vetja ime e bukur sa më kë munguar, çtë të them? Dua të flas me Françëskën kur ka qenë 15 vjeç, në pikën më të vështirë të jetës së saj.. kur nuk kisha asnjë shpresë për jetën. Françeska, dua të them që unë e di që nuk ke më shpresa, unë e di që jeta për ty është bërë e padurueshme.

Unë e di që kur sheh veten në pasqyrë e urren. E fajëson vetën për çdo gjë, unë e di që ti me zor çohesh çdo mëngjes dhe nuk e do më.. dhe çdo ditë mendon se kur do vijë fundi.

Kur të mendoj më dhimbsesh… më dhimbsesh nga urrejtja që ke pasur për veten tënde, për vuajtjet që ke kaluar, më dhimbsesh për faktin që asnjë nuk të kupton dhe sa e vetmuar që ndihesh në jetën tënde.

Dua të them bëj durim, ti vlen shumë… Jeta jot vlen shumë, t’i do i kalosh të gjitha gjërat që ti mendon se do të çojnë drejtë fundit. Nuk është e nevojshme të lëndosh dhe urresh veten tënde, sepse kur të rritesh të pret një jetë shumë e bukur, një dashuri shumë e madhe, të prej një djalë i voçkël, të pret suksesi, lumturia që unë e di që ti e ke, por që e kërkon.

Do vijë një moment në jetën tënde që ti do pranohesh për atë që je. Do e duash veten tënde dhe do e ngresh zërin për veten tënde. E di që në këto momente nuk e gren dot, por do vijë një moment që edhe kur ata të tentojnë të marrin zërin, të ulin zërin ti nuk do pranosh. Do vazhdosh që flasësh.

Mos u dorëzo, jeta është shumë e gjatë dhe e bukur. Ti meriton të realizosh gjithë ëndrrat që ke. Mos harro të duash veten tënde sepse kjo është shumë e rëndësishme. Jepi dashuri edhe mamit, se e kupton tani që je bërë mami vetë. Të dua shumë dhe forca…”

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular