Bardh Spahia, ish-deputeti i Partisë Demokratike, ka vizituar në ambientet e spitalit të Traumës Gesard Hazizin, i cili u dhunua në protestë nga policia. Zoti Spahia shprehet se studenti i vitit të parë humbi ndjenjat, pasi u godit dhunshëm nga një efektiv i Shqiponjave.
Statusi i Bardh Spahise
“Policia e Lleshajt si dhunuese flagrante e qytetarëve
Gazetari i ardhshem Gesard Hazizi, dhunohet barbarisht nga policia. Studenti i vitit te pare humbi ndjenjat, pasi u godit dhunshem nga nje efektiv i Shqiponjave. Eshte sjelle me urgjence ne Spitalin e Traumes, pasi ka hematoma dhe demtime te ndryshme nga goditjet e policise. Kjo eshte policia ne sherbim te pushtetit, qe i trajton si kriminele qytetaret protestues, ndersa krimineleve te vertete, as qe guxon t’u afrohet!
Ja pse duhet ta largojme sa me pare kete qeveri te inkriminuar qe pasi i vjedh, dhunon qytetaret qe protestojne! Ky eshte nje mision qe duhet ta permbushim, se pari per sigurine tone! E keqja e ketij vendi ka nje emer: ai eshte Edi Rama, qe mbrohet me shtet policor nga qytetaret e vet”, shkruan Spahia, duke shoqëruar videon në statusin në Facebook.
… [Trackback]
[…] Read More Information here to that Topic: startnews.news/2019/03/28/video-ish-deputeti-spahia-viziton-studentin-e-plagosur-ne-spital-policia-e-lleshajt-si-dhunuese-flagrante-e-qytetareve/ […]
… [Trackback]
[…] Read More Info here to that Topic: startnews.news/2019/03/28/video-ish-deputeti-spahia-viziton-studentin-e-plagosur-ne-spital-policia-e-lleshajt-si-dhunuese-flagrante-e-qytetareve/ […]
Comments are closed.