Klubi zvicerian përjashton Arlind Ajetin dhe dy lojtarë shqiptarë

1
293

Trajneri ri i skuadrës së Grasshopersit Tomislav Stipiç, ka marr një vendim duke përjashtuar mbrojtësin shqiptar Arlind Ajeti, dhe do të ndërpresë shumë shpejt kontratën me të. Ky vendim i trajnerit Stipiç  ka prekur edhe dy shqiptarë të tjerë,  Shani Tarashaj dhe Mersim Asllani.

Ai i kishte vetëm dy ndeshje si trajner para se të fillonin ndeshjet e kombëtareve, ku përgjatë kësaj pauze, ka punuar me skuadrën, dhe ka marrë disa vendime drastike.

Nga ky vendim janë prekur edhe emra të tjerë të njohur si Raphael Holzhauser, Nikola Gjorgjev dhe Julien Ngoy.Shumica prej këtyre lojtarëve ishin me kombëtaret e tyre në grumbullime.

Ata do të jenë vetëm në ekipin e dytë, pasi mesa duket nuk kanë përmbushur pritshmëritë e trajnerit. “Jo, nuk ka kthim mbrapa”, deklaroi trajneri për të larguarit, duke bërë të qartë se karriera e tyre te Grasshopers ishte e mbyllur.

1 Koment

  1. … [Trackback]

    […] There you can find 62927 additional Information on that Topic: startnews.news/2019/03/29/klubi-zvicerian-perjashton-arlind-ajetin-dhe-dy-lojtare-shqiptare/ […]

Comments are closed.