BallinaKronikeKrimi horror/Kush është shqiptari në Spanjë u torturua, pastaj u vra

Krimi horror/Kush është shqiptari në Spanjë u torturua, pastaj u vra

Media spanjolle “La Verdad”, e njëjta që një ditë më parë njoftoi vrasjen e një shqiptari në Spanjë, ka publikuar detaje të reja mbi ekzekutimin mafioz të tij në shtetin spanjoll. Sipas asaj që shkruan media në fjalë, shqiptari punonte si një truprojë, ndërsa ka dyshime se vrasja të jetë bërë për larje hesapesh.

Shqiptari i identifikuar si Dedë Dokaj, 44 vjeç, me origjinë nga Fushë-Arrëzi i Pukës, përpara se të vritet me plumb në kokë, është torturuar. Media e Spanjës ka publikuar edhe foton e tij. Autorët ia kanë prerë gishtin e njërës dorë, kanë shkulur thonjtë e gishtave të këmbëve dhe i kanë prerë një pjesë të veshit.

Hetuesit shprehen se pas torturave ç’njerëzore, Dedë Dokaj është vrarë me një plumb në kokë. Vrasja ka qenë gjakftohtë dhe prokurorët e çështjes dyshojnë se kemi të bëjmë me një vrasës profesionist.  Në të njëjtën kohë, fakti që ai ishte një viktimë e këtyre torturave të tmerrshme për orë të tëra tregon se vrasësit e tij mund të ketë çuar në një zonë të sigurt për ta.

Shqiptari kishte punuar për muaj të tërë në zonën e Malagës dhe po punohet mbi faktin nëse shqiptari atje ishte përfshirë në aktivitete kriminale apo ilegale. Hetuesit thanë se në trupin e Dedë Dokajt janë gjetur lëndime të rënda. Kjo për hetuesit tregon se vrasësi/vrasësit kanë pasur një “urrejtje të thellë ndaj tij”.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular