BallinaKryesoreLuçiano Boçi ironizon Ramën për raportin e DASH: Dashkadriu dhe Ramëziu

Luçiano Boçi ironizon Ramën për raportin e DASH: Dashkadriu dhe Ramëziu

Pas Kadrijve e Eurokadrijve, i erdhi rradha DashKadriut të shprehë realitetin e zi të Shqipërisë.
Nuk e kam fjalën për Dash Kadriun, komshiun tim të urtë që nga mllefi për ikjen e fëmijëve larg, për papunësinë e mjerimin që e ka pllakosur, nuk le llaf pa thënë lart e poshtë, për Ramën e Rilindjen.
E kam fjalën për DASH të SHBA, raporti i të cilit konsiderohet si skaneri më i saktë dhe i pakundërshtueshëm i një qeverisje.
Dhe ky raport e konsideron qeverinë shqiptare si:
– Të korruptuar në të gjitha nivelet
– Të paaftë të luftojë krimin e organizuar
– Që e ka shndërruar Shqipërinë e vogël në një nga lavatricet më të mëdha të pastrimit të parave të pista
– Që e ka shndërruar vendin në depon më të madhe tranzitore të narkotikëve
Pas kësaj, Ramëziut i shtohet, me shpejtësinë e ligjërimit të tij të shfazuar dhe një Kadri, por po i shkurtohen ditët e pushtetit me shpejtësinë e erës…

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular