BallinaKryesoreBasha në Durrës: Rama hajduti më i madh në histori. Vjedh 100...

Basha në Durrës: Rama hajduti më i madh në histori. Vjedh 100 mijë euro ne orë

Lideri demokrat Lulzim Basha, gjatë fjalës së tij para qutetarëve durrsakë, është ndaluar në kushtet e rënda ekonomike dhe sociale në të cilat ndodhen sot shqiptarët për shkak të qeverisjes së Edi Ramës. Basha theksoi se shqiptarët preferojnë të punojnë pastrues në Gjermani, sesa biznesmenë të vegjel apo të mesëm në Shqipëri, për shkak të taksave të larta dhe korrupsionit qeveritar.

Pjese nga fjala e Bashes

Kllouni që erdhi dje këtu para jush, nuk ishte klloun por ai është hajduti më i madh në historinë e Shqipërisë që fshihet pas shakave bajate ndërsa fut duart ditë për ditë në xhepat tuaj. Vëllezër dhe motra vetëm sipas të dhënave zyrtare në vetëm dy vite Edi Rama ka kullufitur afro 2 miliard euro.
2 miliard euro nga taksat e shqiptarëve!
Me PPP-ra, me tendera të korruptuar si ai i Unazës së re të Tiranës, 20 milion euro për 1 kilometër. Dëgjoni, dëgjoni: 20 milion euro kilometri i unazës ekzistuese kur me projektet e Bankës Europiane për Zhvillim (BERZH), 1 km autostradë by-passi kushton 3 milion euro.
Shikoni çfarë babëzie ka ky hajdut. Nuk vjedh dyfish, as trefish, as katërfish, por shtatëfish shqiptarët, popullin më të varfër të Europës.
Ja ku janë lekët. Dy milliard euro, i bie që ka vjedhur mesatarisht 2 vitet e fundit, 2.4 milion euro në ditë. 100 mijë euro në orë është tarifa e estradës së Edi Ramës, nuk është estradë është tallje me ju, të vjedhurit e mëdhenj, popullin e Shqipërisë, qytetarët e Durrësit.
Ndaj dua ti bëj thirrje edhe socialistëve të ndershëm që tashmë e kanë kuptuar dhe ja zbrazën sheshin dje. Edhe anëtarëve të administratës që rrinin kokëulur, por edhe ndonjërit që qeshte si dele me shakatë e kripura të kryegastorit. Mos qeshni o dele se cdo shaka ju kushton 100 mijë euro tuajat në orë. Kjo është fatura e Edi Ramës për popullin shqiptar.
Sa herë del para jush dhe ngërdheshet si majmun, sa herë del para jush dhe shan opozitën apo merret me pjesët e mija të trupit, sa herë që del para jush ka një hall të madh. Ka një hall jo vetëm të fshehë vjedhjen, port ë fshehë atë që nuk e fsheh dot më kurrë: që bota e tregon me gisht si kryehajdutin e Ballkanit, kryekriminelin e Ballkanit, Maduron e Ballkanit që shqiptarët do ta shporrin.
Dhe dje halli i tij ishte gjigand: Departamenti Amerikan i Shtetit e tha qartë atë që çdo shqiptar e di.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular