BallinaAktualitetBasha: Rama ndryshoi 5 herë prokurorët e dosjes 339. Çfare do të...

Basha: Rama ndryshoi 5 herë prokurorët e dosjes 339. Çfare do të ndodhte, nëse nesër mbahen zgjedhjet…

spot_img
spot_img

Lulzim Basha nga takimi me qytetarët në Durrës u shpreh se kryeministri Edi Rama ka ndryshuar pesë herë prokurorët e dosjes 339. Sipas Bashës me zgjedhjet e vjedhura, me Gjykatën Kushtetuese të vrarë, me drejtësinë e kapur nuk kishte asnjë rrugë tjetër për opozitën për t’i shërbyer interesit publik. Por nëse mbahen zgjedhjet sërish, Basha shprehet se do i kthejë dhe njëherë gjykimin sovranit.

Fjala e Bashes

Kur qeveria kapet duke vjedhur, siç është kapur duke vjedhur Edi Rama, kur qeveria kapet duke kryer krime, siç janë kapur këta, atëherë nuk ikën populli refugjat, ikën qeveria, largohet me votë dhe shkon para drejtësisë. Edi Rama e di fare mirë këtë. Ai e di se nesër, po të mbaheshin votimet në Durrës dhe gjithë Shqipërinë, Edi Rama, Vangjush Dako dhe banda e tij e hajditëve, do ta paguajnë shtrenjtë poshtërimin, hajdutërinë dhe krimin që kanë kryer ndaj çdo shqiptari, të majtë e të dhathtë, në fshat e në qytet, të ri e të vjetër. Prandaj, e ka shkatërruar themelin e demokracisë, votën e lirë. Kush më mirë se durrsakët dhe shijakasit e dinë këtë?!

Dosja 339 është dëshmia gjyqësorë e rënies së votës së lirë, e shkatërrimit të zgjedhjeve, e kapjes dhe shkatërrimit të dmeokracisë. Dhe kjo është arsyeja se pse Edi Rama ka kapur drejtësinë, ka ndryshuar 5 herë prokurorët e dosjes 339, me shpresën se kështu do të vonojë fatin që e pret Vangjush Dakon, bashkëpunëtorin e Niçes me shokë dhe gjithë kupolën socialiste, deri tek Edi Rama, hajdutët e votave të durrsakëve, hajdutët e votave të shijakasve, hajdutët e vitave të qytetarëve shqiptarë.

Ndaj, me zgjedhjet e vjedhura, me Gjykatën Kushtetuese të vrarë, me drejtësinë e kapur nuk kishte asnjë rrugë tjetër për opozitën për t’i shërbyer interesit publik. Nuk kishte asnjë mënyrë tjetër për ne qe të luftonim për t’ju mbrojtur dhe për të avnacuar interesat dhe kauzat tuaja, nuk kishte vendim tjetër që unë, si kryetar i opozitës dhe kryetar i PD mund të merrja, perveçse t’ua riktheja edhe një herë gjykimin ju, sovranit të patjetërsueshëm, qytetarëve të Durrësit dhe gjithë Shqipërisë.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular