BallinaTe tjeraDënim me vdekje për ata që tradhtojnë

Dënim me vdekje për ata që tradhtojnë

Ligje të ashpra në Brunei. Nga 3 Prilli, në vendin e vogël islamik do të hyjë në fuqi ligji për vrasjen me gurë apo rrahje me kamxhik për homoseksualët dhe ata që kryejnë tradhti bashkëshortore.

Dënimi më vdekje, shumë i kritikuar në këtë rast nga të gjitha organizatat në mbrojtje të të drejtave të njeriut, hyn kështu në Kodin Penal duke u bazuar mbi Sherjatin.

Por duke nisur nga java tjetër do të hyjnë në fuqi edhe ashpërsimet e dënimeve të tjera, si prerja e dorës apo këmbës në rastin e vjedhjes.

Që nga viti 2014. Brunei po ndjek një formë më konservatore të Islamit duke futur edhe sistemin ligjor islamik. Duke u bazuar në të do të aplikohen ndëshkime trupore më të rënda sipas direktivës së sulltanit.

Gjithashtu në mbretërinë e Brunei alkooli është i jashtëligjshëm dhe ekzistojnë gjoba apo dënime për të gjithë ata që kanë fëmijë jashtë martese, apo edhe për ata besimtarë që nuk luten ditën e premte. Ndërsa homoseksualiteti ishte i jashtëligjshëm që në kohën e dominimit kolonial nga Britania e Madhe që zgjati deri në vitin 1984.

Megjithatë ligjet e reja që do hyjnë në fuqi mund të aplikohen vetëm mbi myslimanët, që përbëjnë rreth 2/3 e popullsisë.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular