Një shpërthim i fuqishëm tritoli ka tronditur qytetin e Vlorës. Ngjarja është shënuar në orën 01.00 pas mesnate, në lagjen “28 Nëntori”. Nga të dhënat e para të policisë mësohet se, tritoli është vendosur pranë një banese në këtë lagje, ndërsa fatmirësisht raportohet vetëm për dëme materiale.
NJOFTIMI I POLICISE
Më datë 30.03.2019, në lagjen “Rilindja” Vlorë, gjatë natës ka ndodhur një shpërthim dyshohet me lëndë eksplozive në oborrin e shtetasit F.O.
Si pasojë e shpërthimit nuk ka dëme në njerëz por vetëm dëme të vogla materiale.
Policia vijon hetimet për zbardhjen e ngjarjes dhe për identifikimin dhe kapjen e autorit/ëve.