Parashikimi i yjeve për ditën e sotme, e diel 31 mars

0
433

Dashi

Parashikohet një ditë e mirë me Afërditën që ju ripërtërit forcat dhe me Hënën që sot ju sjell stimuj të fuqishëm në planin sentimental. Duhet të konsolidoni pozitat aktuale për të realizuar synime të tjera.

Demi

Me Afërditën e Mërkurin në mbështetjen tuaj sot mund të keni më shumë pasion dhe dëshirë për të bërë diçka, për të lëvizur dhe për të intensifikuar jetën tuaj sentimentale. Një mik mund t’ju zhgënjejë.

Binjakët

Eshtë e nevojshme që të ruani qetësinë, pasi dita, me një Mars në orbitë të papërshtatshme është stresues për ju. Sidoqoftë Hëna e mirë ju “jep një dorë” në raportet ndërpersonale”.

Gaforrja

Ka nga ata që përpiqen t’ju pengojnë, por nuk ja arrijnë dot, sepse keni mbështetjen e shumë yjeve të mirë, me Mërkurin e Jupiterin në krye. Humori i ndryshueshëm për shkak të Hënës.

Luani

Parashikohet një ditë përgjithësisht pozitive për ju, ndonëse në orët e para të ditës së sotme mund të keni ndonjë problem të vogël me dikë. Duhet të jeni më të matur në hapat që hidhni.

Virgjëresha

Është Urani ai që e ka bërë disi konfuze situatën yjore, prandaj vazhdoni të jeni shumë të paqartë dhe apatikë. Wshtë një moment në të cilin duhet më shumë forcë karakteri për t’ia dalë mbanë.

Peshorja

Duhet të keni besim dhe të jeni optimistë, pasi gjërat duket se po fillojnë të lëvizin për mirë, sidomos në aktivitetin tuaj ekonomik. Në raportet ndërpersonale duhet të tregoni shumë kujdes dhe… tolerancë.

Akrepi

Ndoshta pozicioni aktual ku ndodheni është i vështirë, por kur duken se fati do të anojë sërish nga ana juaj. Tregoni më shumë kujdes e mos e teproni me shpenzime pa vend.

Shigjetari

Ka momente në të cilat disa të vërteta nuk mund të shtrembërohen e aq më pak të fshihen më, prandaj duhet të hapni sytë e të shihni se cilat janë raportet që duhen ndryshuar.

Bricjapi

Tani që Jupiteri dhe Saturni janë yjet më aktivë në qiellin tuaj, ambicia juaj mund të arrijë kulmin, prandaj kini kujdes se mund ta teproni. Mos u jepni shumë rëndësi gjërave që në fakt janë vogëlsira.

Ujori

Duket se tani është momenti të kërkoni atë që synoni prej shumë kohësh, pasi Afërdita deh Jupiteri sot janë yjet që ju mbështesin shumë në këtë drejtim. Një njohje e re është interesante.

Peshqit

Nuk ka pse të hezitoni nëse të konkurroni me dikë tani mund t’’ju duket një ndërmarrje e vështirë, sepse jeni ju ata që gëzoni mbështetjen e yjeve. Erosi le pak për të dëshiruar.