BallinaKronikeVrasja e dy vëllezërve, Lleshaj shkarkon kreun e drejtorin e Policisë Shkodër

Vrasja e dy vëllezërve, Lleshaj shkarkon kreun e drejtorin e Policisë Shkodër

Pas atentatit të sotëm në Shkodër ku mbetën të vrarë dy vëllezër, ministri Sandër Lleshaj ka njoftuar nga qyteti verior se është shkarkuar drejtori i Policisë atje, Vehbi Bushati dhe në vend të tij është vendosur Niko Brahimaj.

Ai tha se ishte sot në Shkodër për këtë arsye, por edhe për ngjarjen e rëndë ku humbën jetën dy vëllezërit Bilali, ngjarje kjo e ndodhur paraditen e sotme.

Kreu i ministrisë së Brendshme pohoi se qytetarët në Shkodër nuk kanë pse të kenë frikë, pasi Policia po bën të pamundurën për identifikimin dhe kapjen e autorëve të vrasjes.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular