Policia e kapterr Lleshit si agjenci funerale

2
323

Nga Xhemal Gjunkshi

Mëngjesi zbardh me tritol , darka ngryset nën breshëritë e kallashit…!

Ku po shkon Shqipëria ?!

Ku është policia ?

Cili është roli i policisë ?

A duhet që policia të mbrojë jetën dhe pronën e qytetarëve ?

A duhet që policia të parandalojë ngjarjet kriminale apo të qëndrojë si “notere” e mafias dhe vrasësve me pagesë… !

Sot policia e kapterr Lleshit është kthyer në agjenci funerale , që vetëm vendos shenja vend ngjarjesh , dhe nuk ndjek autorët.

Vetëm në 7 muaj janë 11 viktima dhe asnjë autor prapa hekurave , atëherë policia , në mos qoftë e përdorur nga mafia dhe grupet kriminale , është totalisht e pa aftë .

Vlora në duart e krimit dhe të bandave të drogës , Fieri në duart e bandave të drogës , Elbasani nën tutelën e bandave të krimit të organizuar dhe narkotrafikantëve të lidhur me Qazimin, në Tiranë vrasje mafioze si në Palermo, droga të forta dhe njerëz të lidhur me qeverinë , Durrësi nën këmbët e bandës së Gjushit e Niçes , Kruja nën tutelën e bandave më të rrezikshme të Ballkanit të lidhura me pushtetin, Lezha e Shkodra si në WILD WEST, Bulqiza nën dhunën e bandave të kromit, Dibra në ditët më të zeza, ku drejtojnë rrugaçët , zyrat janë mbushur me injorantë, analfabete me diploma fallco, nën urdhrat e krimit të organizuar.

Kudo krim, vrasje, tritol, terror, pasiguri … !

Qytetarët në panik , dhe pa asnjë shpresë.

Policia si agjenci funerale, arreston protestues, ndërsa kriminelët dhe autorët e vrasjeve gjezdisin lokaleve luksoze të Tiranës .

Kjo është narko/policia e kapterr Lleshit, në shërbim të kupolës kriminale të qeverisë së Rilindjes .

 

2 KOMENTET

  1. … [Trackback]

    […] Find More on on that Topic: startnews.news/2019/03/30/xhemal-gjunkshi-reagon-per-vrasjet-ne-shkoder-policia-e-kapterr-leshit-si-agjenci-funerale/ […]

Comments are closed.