BallinaAktualitetRama në Golem Rama pa Visin, na paska zbuluar se ka dhe...

Rama në Golem Rama pa Visin, na paska zbuluar se ka dhe Arsim profesional!!!

Nga Luçiano Boçi

Sot në Golem Rama pa Visin, na paska zbuluar se ka dhe Arsim profesional!!!
Muaj pa folur për të. Vite pa u kujdesur për të.
Me siguri, po ta pyesësh se cila është ministria përgjegjëse e AFP, 100% nuk e di.
Nuk e di, sepse pasi e degdisi sa tek Ministria e Arsimit, (ku duhet të jetë në fakt) sa tek ish-Ministria e mirëqënies sociale, tani e ka futur në një zgëqe a kthinë të fshehur, në megaministrinë e Ekonomisë, Financës e Punës.
I lënë krejt pas dore e i harruar, Arsimi profesional nuk është as prioritet e as i financuar. Pjesa në buxhet, dedikuar atij mbetet në shifra simbolike.
Numri i nxënësve, pavarësisht fryrjes së propagandës, ka ardhur duke rënë në vite.
Këtë e tregojnë qartë dhe statistikat e dala nga Ministria e arsimit dhe INSTAT-i Ramës.
Në 2018 ka më pak nxënës se në 2013-2014. (tabela)
AFP vuan problemet e një ligji jo efikas të hartuar kuturu.
Ka problem me kualifikimin e mësuesve, të bazave të praktikave e të konvikteve.
Postsekondari vuan mospërputhjen me kërkesën që ka tregu i punës.
Ndërkohë që ndërhyrjet në infrastrukturë, për gjashtë vite numërohen me gishtat e njërës dorë.
Fondi për konviktet, sasia dhe mënyra e përdorimit i kalon pushtetit lokal, por sasinë dhe termat e tjerë i përcakton qeveria.
Ndaj Rama s’mund të hedhë gurin e të fshehë dorën.
Nuk është Bashkia Kavajë përgjegjësja e dështimeve të tij që paratë e Arsimit i pakëson, ose i dedikon me PPP.
Rama nuk mund të fusë as kokën në rërën e Golemit, si struc vendi.
Të të shajë dhe kullaxhiu, mister 20%, që betonizoi e vazhdon të betonizojë Tiranën, që kërkon të bëjë kullë duke lëvizur nga vendi dhe Lanën, është kulmi!
Se cili e shkatërroi Golemin përgjatë këtyre viteve, ne e kemi denoncuar me fakte.
Protesta ka për të të nxjerrë kokën dhe nga rëra dhe nga zyra!

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular