BallinaAktualitetTregtari nga Kopliku Gazmend Fili -Bashës: Kemi një krizë shpirtërore. Po na...

Tregtari nga Kopliku Gazmend Fili -Bashës: Kemi një krizë shpirtërore. Po na ikin familjarët….

Kryetari i PD Lulzim Basha po takon qytetarët e Malësisë së Madhe. Tregtari nga Kopliku Gazmend Fili: “Kemi një krizë shpirtërore. Janë duke ikur edhe familjarët, jo vetëm të rinjtë”

Komunikimi i Bashes me tregtarin

Lulzim Basha: Hera e parë që vij këtu tek ti. Sa kohë ke që e ke hapur këtë dyqan?
Tregtari Gazmend Fili: Që në 2010. Të punësum kam pasë para 3 viteve, por tani e largova, se s’kam me i pagu rrogat e sigurimet.
Jena në një situatë që para 3 viteve, gjimnazi ka pasë 700 nxënës, sot 350. Përveç krizës së nxënësve, është edhe kriza shpirtërore. Janë duke ikur edhe familjarët, jo vetëm të rinjtë. Jam 30 vjeç, me diplomë e nuk shoh asnjë perspektivë.
Situatë është e vështirë, por me ndihmën e Zotit, shpresoj të bëhet më e mira.
Basha: Me ndihmën e Zotit, por edhe me punën e njerëzve të ndershëm. Por është e vështirë, sepse tani nga 1 apo 2 taksa, paguani 5-6 taksa e tarifa. Edhe niveli i taksave është shtu. Kemi represion shtetëror mbi biznesin. E dyta, gjithçka që mund të shesim, e kanë uzurpu vetëm 2 njerëz. Gjithçka shkon në duart e këtyre dy njerëzve. me këto goditje, do ishte shkatërruar ekonomia gjermane, jo ekonomia jonë. Kjo situatë përcillet tek e gjithë ekonomia. Familjet zhyten në borxh e detyrohen të emigrojnë. Prandaj duhet çlirim, ndryshim i madh dhe ta përqafojmë të gjithë këtë ndryshim. Jo vetëm PD, por edhe biznesi i vogël, të gjithë. Ky sistem duhet shembur. Duhet shembur sistemi, pasi Rama është i rënë, ai i pari e di këtë.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular