BallinaKryesoreLuçiano Boçi: Çfarë janë këta?!

Luçiano Boçi: Çfarë janë këta?!

“Unë nuk jam politikan”, qe përgjigja që i dha Drejtori i Përgjithshëm i Policisë Ardi Veliu, kryebashkiakes së Shkodrës, Voltana Ademi, dje, kur zonja i shprehu shqetësimin e madh të rritjes së kriminalitetit në qytet.

Ish-deputeti Luçiano Boçi, ka ngritur një pyetje plot habi pas kësaj, për këta përfaqësues të lartë të shtetit: Po, atëhërë, çfarë janë?!

Deklarata e plotë e Boçit;

Unë nuk jam politikan – iu përgjigj Drejtori i Policisë së shtetit Kryetares së Bashkisë Shkodër, kur kjo i ngriti shqetësimin e situatës kriminale në Shkodër.
Përgjigja arrogante, ishtë një lapsus sinqeriteti në fakt.
Sipas tij, policia nuk na paska fare punë se çfarë bën krimi.
Përgjigja vulosi përfundimisht publikisht, kapitullimin e policisë dhe nënshtrimin e plotë ndaj politikës e krimit.
Veliu shpalosi pafuqinë e tij dhe sejmenizmin e tij.
Pranoi që është qeveria alias ministri, alias Rama ai që vendos, sipas oreksit, se kush goditet, ndalohet, parandalohet.
Pranoi që vullneti politik për të luftuar krimin nuk ekziston.
Rama e Lleshaj nuk ia kanë dhënë.
Pranoi që krimi i veshur me politikë është më i fortë se Policia që ai drejton.
Shumë shumë ai arrin të inskenojë imitatorë të paguar, për të shpëtuar politikën.
Por deri këtu.
Me tej nuk ka fuqi se i duhet leje.
Por kush do ia japë?!!!
Lleshaj me gjestin e tij, dëshmoi se ai nuk mund ta prekë krimin as me fjalë e jo më ta godasë pa viston e Ramës.
Po krimi për Ramën, është stërmbullari e hambari i zgjedhjeve, me blerje e presione, siç e dëshmon dhe dosja 184.
Rama nuk mundet të japë vullnet politik, për të luftuar krimin se është i kapur prej tij.
Ama kur është fjala për vota apo protesta, policia shndërrohet në një përbindësh të vërtetë.
Të thyen në mes. Të helmon. Të arreston.
Dhe kur e pyet Lleshajn për këtë reagim, ai ngre supet e të thotë:
Po unë nuk jam drejtori i policisë!
Këta i bie që nuk janë as politikë e as polici.
Shkurt, janë rilindas kujdestarë të krimit shtetëror!

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular