BallinaAktualitetNë komisariatin e Lushnjes, rrihet barbarisht pedagogu: Shkova për të kërkuar ndihmë,...

Në komisariatin e Lushnjes, rrihet barbarisht pedagogu: Shkova për të kërkuar ndihmë, por….

Ish kryeministri Sali Berisha ka publikuar në Facebook një denoncim nga një nga një pedagog, i cili siguron (edhe me foto) se është rrahur barbarisht në komisariatin e Lushnjes pasi kishte shkuar të kërkonte ndihmë.

“Trajtim shtazarak qytetarit, pedagogut nga narkopolice brenda ne narkokomisaritin e Lushnjes!

Lexoni mesazhin dhe shikoni fotot e qytetarit dixhital!

I nderuar z.Berisha,

Jam nje qytetar nga Lushnja,pedagog ne Universitet.Diten e shtune kam shkuar ne Komisariatin e Lushnjes per te bere kallzim pasi me ishte bllokuar rruga ne te cilen hyj ne banesen time. Pasi kam hyre ne ambjentet e Komisariatit jam rrahur barbarisht ,me grushta ne koke ,dhe ne pjese te tjera te trupit dhe jam terhequr zvarre per 20 metra brenda ambienteve te komisariatit. Punojësi qe me rrahu u identifikua Bledar Levonja me pozicion polic krimesh. Me pas me ngrene kallzim penal per mos bindje ndaj urdhrit te policise duke me mbajtur si person te shoqeruar per 10 ore. Z.Berisha ju lutem me ndimoni ta coj drejtesine ne vend,si mund te rrihet barbarisht nje pedagog kur shkon ne komisariat per te kerkuar ndihme nga policia e shteti. Jam i gatshem per cdo gje nga ana ime”, shkruhet në postim.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular